Meta: Në 30 vite e ardhshme do jem fuqishëm në politikë, do forcoj opozitën

Presidenti Ilir Meta tha në “Kontrast” në Report Tv se pas mbarimit të mandatit do të futet fuqishëm në politikë duke forcuar opozitën.

“E ardhmja ime politike do i përgjigjet interesave që ka vendi dhe do të jem në lartësinë e këtyre kërkesave. Unë do jem jashtëzakonisht aktiv në politikë dhe vendi ka nevojë për fuqizimin e opozitës. Mendoj se problemi i kryesor është rikthimi i sovranitet të popullit ndaj politikës dhe institucioneve. Deri tani prioriteti im kryesor ishte integrimi në BE, tani 30 vitet e ardhshme do forcojë opozitën”, tha MetaNdryshe nga 25 prilli ku u bë pjesë e fushatës, Presidenti Ilir Meta thotë se e bëri për të mbrojtur zgjedhjet nga revanshi i pushtetit. Ndërsa të njëjtin interes Meta nuk e ka për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.Gazetari: Më 6 mars keni vizita në këto bashki që janë në zgjedhje?

Meta: Nuk kam asnjë interes dhe synim të tillë, janë zgjedhje vendore dhe u takon subjekteve të marrin pjesë dhe të garantojnë proces të rregullt .

Gazetari: Jo si më 25 prill?

Meta: Më 25 prill unë mbrojta zgjedhjet nga revanshi i pushtetit për të dhunuar zgjedhjet si rasti i Fierit, Kavajës etj.