Mercedes prezanton sot makinën e re njëvendëshe, W13 që do të drejtohet nga Lewis Hamilton dhe George Russell.
Mercedes ka bërë të qartë se shtatë herë kampioni do të jetë në timonin e W13.
Brackley ka publikuar një imazh të Lewis me një titull të shkurtër: ‘Viti 16’. Në moshën 37-vjeçare do të garojë në F1 për të gjashtëmbëdhjetin sezon radhazi.
Ai do ta bëjë këtë me dëshirën për të kompensuar atë që ndodhi në vitin 2021. Ai dëshiron hakmarrje pas disfatës së korrur ‘in extremis’ në Abu Dhabi. Dhe përtej kësaj është synimi për të qëndruar i vetëm në krye.