Vendimi i Kushtetueses/ Meta: Fundin e dija, nuk jetoj dot pa beteja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë për emisionin “Dekalog”, të gazetarit Roland Qafoku, kreu i shtetit Ilir Meta tregoi si e priti vendimin e Kushtetueses që nuk e shkarkoi nga detyra. Pavarësisht kësaj fitoreje ligjore dhe politike, Meta shprehet i vendosur që të vijojë betejën për padinë penale ndaj Kuvendit, ndërsa paralajmëroi rikthimin e fuqishëm në krye të opozitarizmit, pas përfundimit të mandatit si president.

Gjykata Kushtetuese vendosi të mos shkarkojë Presidentin Ilir Meta, duke dalë me këtë vendim në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës, duke u gdhirë e enjtja. Kreu i shtetit pas këtij vendimi është shfaqur i qetë, duke këmbëngulur se kishte besim se kjo çështje në mënyrë të tillë do të përfundonte, madje e shihte një vendim të vonë. Kreu i shtetit Meta dha intervistë për emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku, ku foli jo vetëm për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por edhe për situatën politike në vend. “Nuk kam pasur asnjë lloj emocioni për çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Kam pritur të zgjidhej më herët. Kjo zgjatje nuk më ka shqetësuar sepse fundin e kam ditur për sa kohë nuk kam bërë shkelje as të rëndë dhe as të lehtë. Ky ka qenë një proces politik për ta përdorur si mjet shantazhi. Nuk është rastësi që është bërë në këto momente, ka qenë një tentativë për të kapur të vetmin institucion të pavarur por dhe për të hequr vëmendjen nga aferat korruptive të qeverisë”-tha Meta. Sipas kreut të shtetit, vendimi në këtë kohë është bërë për të tërhequr vëmendjen nga skandali i inceneratorëve. Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese mori vendimin në favor të tij, duke refuzuar kërkesën e Parlamentit për shkarkim, sërish mendon se “drejtësia e re është e kapur nga kryeministri Rama”. Për Metën, kërkesa për shkarkim nga Parlamenti ka qenë shantazh ndaj Presidentit,për qëndresën që ai ka bërë për mos kapje të shtetit.

Meta: Nuk tërhiqem nga padia penale

Presidenti gjithashtu u shpreh se pavarësisht se Gjykata Kushtetuese vendosi të mos e shkarkojë, ai dhe institucioni që drejton nuk do të tërhiqet nga padia penale që ka bërë në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës, për akuzën e “falsifikimit dhe shpërdorimit të detyrës”. “Po presim që prokuroria të veprojë, madje edhe opozita të veprojë. Të gjithë ata që e quajnë veten opozitë. Nëse do isha në opozitë do kisha kërkuar seancë të jashtëzakonshme, që të sqarohej sesi një shkresë do ketë dy data të ndryshme dhe me rend ditë të ndryshuar. Ekipi i presidentit e ka shpartalluar procedurën (të Kuvendit) me fakte”-tha Meta. Ndërsa në studio i renditën të gjithë betejat ligjore dhe politike në përplasje me Berishën, Nanon dhe Ramën, kreu i shtetit u shpreh se nuk jeton dot pa beteja. “Unë pa beteja nuk jetoj dot. Por janë beteja të drejta. Jam krenar, që kam pasur koherencë në të gjitha vitet e mia në politikë, ndaj integrimit, ndaj sovranitetit dhe integritetit të vendin tim. Kushtetuta i bashkon të gjithë, pavarësisht origjinës dhe fesë që kemi. Për mua ajo që mbetet e shenjtë është Kushtetuta. Problemi kryesor për mua ka qenë dhe ngelet opozita e cila ka qenë inekzistente, por këtu nuk mund të lë pa faj maxhorancën kur nuk plotëson kushtet për votuesit të cilët i kanë dhënë votën për të drejtuar”-theksoi Meta.

Lexo edhe :  Berisha këmbëkryq me burrat e Bjeshkëve, rrëfen rininë mes Alpeve

Meta: Mezi pres 25 korrikun

Teksa dukshëm shfaqte qetësi nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Meta ka paralajmëruar edhe një herë që do të ketë një kthim të vrullëshëm në politikë, menjherë sapo të përfundojë mandatin si presiident. Sipas tij, opozita në Shqipëri do të jetë e fortë shumë shpejt, sepse ndjenja e reagimit të popullit kundër arrogancës së Qeverisë është e jashtëzakonshme, por popullit i ka munguar lidershipi opozitar. “Mezi po e pres 24 korrikun 2022 për tu bashkuar me popullin e 2 Marsit. Unë nuk jam vetëm. Opozita në Shqipëri do të jetë shumë shpejt më e fort sesa mendon kushdo, sepse ndjenja e shqiptarëve për të reaguar ndaj një arrogance që tenton ti largojë nga vendi ata është e jashtëzakonshme. Situatat po ndryshojnë dhe do kemi ndryshim më të madh, unë mezi po e pres 24 korrikun, sepse Shqipëria ka humbur shumë në këto 8 vjet”tha presidenti.

Të fundit

Krasniqi reagon pas publikimit të aktgjykimit të Kushtetueses

Pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese që pritet t'i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës,...

I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali, blindohet kufiri

Një i burgosur që sipas mediave greke është shqiptar, u arratis nga Klinika Kirurgjikale e Spitalit të përgjithshëm në Kostur ku po trajtohej, duke...

APL kërkon shfuqizimin e disa neneve në Kodin e ri Penal

Në një kohë kur ekonomia kërkon stabilitet dhe tregu i lirë duhet të funksionojë pa pengesa, Kodi i ri Penal po sjell debate të...

Tedi Blushi: 251 kriminelë të lirë, Ilir Meta në burg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për shtyp ka theksuar se mosekzekutimi i 251 urdhër-arresteve të lëshuara nga...

25 sanitare të spitalit psikiatrik të Vlorës: Kemi dy muaj pa marrë rrogën

Sanitaret e Spitalit Psikiatrik në Vlorë kanë dalë në protestë për mungesën e pagës prej dy muajsh ndërsa kanë deklaruar se do të sabotojnë...

Lajme të tjera

Web TV