“Vij nga një familje e fuqishme”/ Ja kush është shqiptari që ndihmonte bosin e Cosa Nostra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ai ishte autorizuar të kthehej në Palermo për të marrë pjesë në dasmën e djalit të tij Filippo Marco. Giuseppe Guttadauro do të kishte shfrytëzuar rastin për të diskutuar mbi biznesin e drogës. Ai nuk i kishte bërë llogaritë me Carabinieri del Ros dhe virusin spiun të injektuar në celularin e tij. Dhe kështu mes një pjate të parë dhe të dytë, Guttadauro diskutoi në një mënyrë të qetë mbi trafikun e drogës.

Ishte 22 gusht 2018. Karabinierët del Ros e kishin ndjekur prej disa kohësh. Ata kishin zbuluar se shefi i Brancaccios nuk kishte ndërprerë kontaktet me Fabio Scimò, i cili kishte mbetur në Palermo për të menaxhuar zonën, deri në ditën e arrestimit. Pikërisht në këto përgjime flitet edhe për një shqiptar nga Vlora që ka lidhje të forta në Ekuador dhe që i premtonte fitimin e 300 mijë eurove brenda një dite. Ai deklaronte se kishte një familje të fuqishme në Vlorë.

Sipas hetimeve, në Romë “kumbari” takoi trafikantin shqiptar Besart Bersni Memetaj, të cilit, ish-kapoja e Palermos i ishte drejtuar për ta ndihmuar që të merrte një diplomë false në stomatologji për djalin e tij, e sigurisht në Shqipëri.

Në dosjen e përgjimeve del shqiptari Mehmetaj, ka treguar se i përket një familjeje të fuqishme të krimit të organizuar.

Trafikanti shqiptar shprehej po ashtu se ishte në gjendje të trafikonte ngarkesa prej dhjetëra kg drogë në të njëjtën kohë dhe mund t’i shiste ato brenda ditës.

Shqiptari krenohej që kishte kontakte me krimin e organizuar. Projekti përfshinte transportimin e 10 kg drogë në çdo udhëtim ajror që shqiptari ishte gati ta shiste për 300,000 euro.

Lexo edhe :  Trump: Ajo që thotë Macron për Palestinën nuk ka rëndësi

Guttadauro ishte rikthyer tek mafia e Palermos ku së bashku me klanet Bagheria dhe Roccella po krijonte një linjë të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut dhe shqiptari Mehmetaj ishte ai që do të bënte transportin dhe furnizimin me drogë. Grupi i drejtuar nga Guttadauro kishte dërguar në Brazil përmes një stjuardese rreth 300 mijë euro sapo dërgesa e drogës që vinte nga Amerika e Jugut të mbërrinte në Holandë.

Guttadauro, megjithatë, preferoi që edhe Palermitanët të përfshiheshin në marrëveshje. Njerëz të besueshëm. Dhe këtu janë dy eksponentë të njohur të Cosa Nostra-s, të cilët prej vitesh janë zhvendosur në Milano. Dhe ky është Antonino Zacco, i mbiquajtur “Nino i bukuri” dhe djali i tij Carlo, “shumë afër – thonë hetuesit – me krimin e organizuar kalabrez”.

Të fundit

Amber tallet keq me Gjestin: “Kush është ky, Frederik Ndoci?”

E ftuar në një intervistë televizive, Amber Candy ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, foli më shumë për periudhën...

Pse po përshkallëzohen luftërat që Trump premtoi se do t’i përfundonte?

Analizë nga Brett H. McGurk | CNN | Gjatë fushatës elektorale, Donald Trump premtoi se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë ditën e parë...

Berisha: Farsa e 11 majit, hapi vendimtar për konsolidimin e narkoregjimit në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, denoncoi atë që ai e quan si “farsë elektorale” duke e konsideruar si “më...

Thashethemet “ndezin” rrjetin, Angelina Jolie dhe Johnny Depp në një romancë të fshehtë ?

Prej kohësh qarkullojnë thashetheme për një lidhje të mundshme dashurie midis Johnny Depp dhe Angelina Jolie.  Ata u takuan në xhirimet e filmit të...

Bota nuk mund të rrijë duarkryq ndërsa Gaza po përballet me urinë masive

Nga José Andrés Katërdhjetë vjet më parë, ndërgjegjja e botës u trondit thellësisht nga imazhet e fëmijëve të dobësuar dhe foshnjave të uritura që vdisnin...

Lajme të tjera

Web TV