“Drita e syve të mi, ma këpute shpirtin”, postimi prekës i motrës së policit të vrarë një natë më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Kosovë.

Bëhet me dije se efektivi i policisë F.M dyshohet se qëlloi aksidentalisht me armë zjarri kolegun e tij, Lirim Haxhollin, i cili u dërgua në Emergjencën e QKUK-së, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai fatkeqësisht nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve dhe ka ndërruar jetë .

Pas vdekjes së Haxhollit kanë reaguar familjarët e tij, të cilët kanë bërë të ditur se varrimi do të bëhet në varrezat e kryeqytetit në Dragodan.

Ndërkohë, motra e Haxhollit ka shkruar një postim prekës në profilin e saj në Facebook, ku ka thënë se “O shpirti jem, o drita e syve te mi ma këpute shpirtin. Pusho në paqe!”.

“Me pikëllim lajmërojmë miqtë dhe dashamirët që në moshën 27-vjeçare, pas një incidenti tragjik, ndërroi jetë më i dashuri dhe më i shtrenjti jonë Lirim Idriz Haxholli!”, thuhet tutje në postimin e saj.

Motra e tij ka bërë të ditur se varrimi bëhet në prezencë dhe përcjellje të familjes, miqve, kolegëve dhe dashamirëve nesër në orën 15:00.

Të fundit

Kombëtarja rikthehet më 4 shtator, zbulohet kundërshtari në miqësore

Kombëtarja do të rikthehet sërish në fushë më 4 shtator, duke nisur angazhimet e muajit me një ndeshje miqësore...

Kryeministri Rama: Ndërtimet pa leje nuk do t’i gëzoni

Komentet e qytetarëve në mediat e tij sociale nxitën kreun e qeverisë që të linte mënjanë pushimet dhe të sqaronte se çfarë po ndodh...

Barcelona i ndërhyn Bayernit në merkato, i merr yllin gjerman?

Barcelona është e interesuar për sulmuesin gjerman Nick Woltemade nga Stuttgart si pasardhës i Robert Lewandowskit. Trajneri Hansi Flick e pëlqen shumë lojtarin dhe e...

Gjermani, nëse të Gjelbrit lëvizin drejt qendrës, mund të bëhen sërish të fortë

Katër vite më parë, partia ishte më e popullarizuara në vend – por ndarjet e vjetra e kanë përçarë atë. Tani është momenti i...

Babë e bir u vranë në Gjilan, kush i ekzekutoi argjendarët?

Babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani janë dy personat që humbën jetën mesditën e së dielës në qytetin e Gjilanit në Kosovë,...

Lajme të tjera

Web TV