Efektet e liberalizimit tregtisë dhe flukseve të kapitalit në tregun informal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga EDUART GJOKUTAJ – ALTAX Studio

Një reformë e caktuar strukturore, tregu apo rregullatore ndikon mbi tregun e punës dhe në të gjitha rastet një efekt direkt apo indirekt i saj synon ndër të tjera pakësimin e punëtorëve informalë. Por, ky ndikim është shumë i lidhur me rrjedhën e dhe mënyrën e qarkullimit të kapitalit nëpër sektorë, pas shpalljes së reformës. Tregjet formale dhe joformale të punës janë të lidhura ngushtë në shumë mënyra.

Shumë vende të rajonit BP6 kanë eksperimentuar me reformat e tregut në këto tre dekada të fundit. Ndërsa ato hapën kufijtë e tyre ndaj konkurrencës së huaj, qeveritë e tyre reduktuan mbështetjen financiare për industritë e favorizuara nga pozita monopole apo teknologjia. Sektorët që nuk kishin këto favore (p.sh. bujqësia) u kontraktuan dhe subvencionuan nga qeveritë duke çliruar sasi të mëdha kapitali dhe fuqie pune për t’u zhvendosur në treg si sipërmarrje më fitimprurëse. Në të njëjtën kohë, sektorët kryesisht të orientuara nga shërbimi u përballën me ligje më pak të rrepta të punës dhe rregullore sektoriale që filluan të zgjerohen me kalimin e kohës. Për shkak se shumica e punëtorëve të pushuar/larguar nga puna në aktivitetet tipike konkurruese publike ose private nuk ishin të përshtatshme për punë në këto sektorë shërbimesh (të reja), të cilët më tepër rekrutuan profesionistë të kualifikuar me ekspertizë teknike të avancuar, një pjesë e madhe e bizneseve të reja vunë në dispozicion flukset e punës dhe kapitalit në bizneset informale, si një kundërbalancë për uljen e kostove.

Nëse zhvillojmë të njëjtin historik sipas përshkrimit më lart, ajo çfarë në Shqipëri u zhvillua ndryshe është hapja e kufijve pa një program të përshtatshëm dhe në funksion të produktivitetit të ekonomisë (p.sh. prodhimi naftës). Sektorët që nuk favorizoheshin nga teknologjia e duhur për tregun apo ato që nuk sihin monopole publike nuk u nxitën me skema fiskale dhe financiare për zhvillimin e tyre të qëndrueshëm. Sektorët e shërbimit nuk patën një fokus specifik, por u lanë në dorë të tregut të lirë dhe kaotik shqiptar. Ligjet sektoriale dhe rregulloret në pak raste u forcuan dhe u zgjeruan dhe më së shumti ato ndryshoheshin disa herë brenda mandatit apo ndërrimit të qeverive. Ndërkohë, papunësia që erdhir si pasojë e prishjes së modelit ekonomik u shoqërua nga nënvleftësimi i ekspertizës dhe detyruan pjesën më vitale (të rinjtë) të emigrojnë.

Kur industritë e sektorit formal ndjejnë ndikimin e reformave ekonomike dhe zhvendosin një pjesë të prodhimit të tyre në sektorin informal, produktiviteti dhe pagat bien, nëse nuk ka investime të reja për të mbështetur zhvendosjen e punësimit në sektorin informal.

Për shembull, kjo ndodhi në Shqipëri në gjithë këto vite, kur sektori informal përdori teknika prodhimi intensive të punës për të prodhuar mallra që ishin lehtësisht të zëvendësueshme me njëri-tjetrin. Megjithatë, lëvizshmëria e kapitalit midis sektorëve formal dhe informal ishte e ulët. Në të kundërt, nëse kapitali do të ishte i lirë të lëvizte ndërmjet sektorëve së bashku me punën, produktiviteti dhe pagat do të ishin rritur në nivele më të larta nga sa ndodhi.

Një rezultat i ngjashëm ndodh kur kapitali i huaj investohet në aktivitete formale prodhimi dhe shërbimi në vendet me paga të ulëta. Për të mbetur konkurrues përballë rritjes së pagave për punëtorët e kualifikuar në aktivitetet formale, këto biznese mund të transferojnë një pjesë të prodhimit të tyre tek bizneset informale, së bashku me transferimet e teknologjisë dhe kapitalit.

Nëse kapitali do të lejohej të lëvizte për një periudhë të përkohshme lirisht ndërmjet sektorëve formal dhe informal, atëherë reformat e tregut të punës që janë të favorshme për kapitalin do të rrisnin kthimin relativ të kapitalit në sektorin formal, duke tërhequr më shumë kapital dhe punë nga sektori informal.

Në varësi të shkallës dhe shpejtësisë me të cilën kapitali zhvendoset, reformat mund të çojnë në një rritje ose rënie të pagave informale dhe punësimit. Por kur lëvizja e kapitalit ndërmjet sektorëve kufizohet nga kërkesat ligjore ose nga mangësitë e zbatimit prej administratës, këto dëmtojnë gjithashtu punëtorët informalë.

Megjithatë, nëse kapitali mund të lëvizë lirshëm, duhet shoqëruar tashmë me një reagim agresiv të sindikatave në sektorin e organizuar duke shtyrë kapitalin drejt sektorit informal, duke rritur kështu pagën informale pavarësisht përthithjes së madhe të punëtorëve nga sektori. Në atë rast, interesat e punëtorëve të formalizuar dhe të paformalizuar do të konvergojnë.

Ndërsa dëshmitë empirike në nivel vendi për këto ndikime teorike si dhe ato që vijnë prej tregtisë së lirë dhe reformave të tregut të punës në punën informale janë ende të pakta, disa studime e kanë pasuruar qëllimin dhe kuptimin duke arritur ti ridimensionojnë vlerat që burojnë nga efektet e hapjes së tregut dhe arritjes së një tregu të lehtësuar nga tarifat dhe barra burokratike.

Marëdhënia ndërmjet liberalizimit të tregtisë dhe informalitetit ka marrë pak vëmendje, qoftë nga pikëpamja teorike apo analiza të pjesshme.

Një studim i ngjashëm parashtron se liberalizimi i tregtisë ka një efekt të paqartë në sektorin informal, ku ka një shkëputje të prekshme midis politikave për hapje dhe liberalizim dhe politikave të punësimit.

Një studim tjetër me një qasje të veçantë , sqaron se sipas një argumenti konsensual, por jo domosdoshmërisht formal të analizimeve të rasteve të ndryshme, liberalizimi i tregtisë nxit pritshmëritë për rritjen e konkurrencës për prodhuesit vendas. Në një përpjekje për të ulur kostot e prodhimit, prodhuesit vendas kërkojnë inpute të prodhuara joformalisht, të cilat janë më të lira pasi prodhuesit informalë në përgjithësi nuk respektojnë rregullat e punës ose ato fiskale. Kërkesa më e madhe për inpute të prodhuara joformalisht pritet të nxisë zgjerimin e sektorit informal pas liberalizimit të tregtisë.

Nisur nga praktikat e derisotshme midis Shqipërisë dhe vendeve me të cilat ka nënshkruar marrëveshjet e tregtisë së lirë , koha ka treguar se jo të gjitha mallrat kanë arritur të tregtohen mbi paritete të barazisë ekonomike, pasi ndikimet si më lart në tregun informal, por edhe mundësitë për të rritur konkurueshmërinë janë ndikuar para së gjithash nga leverida ekonomike e secilit treg, distanca mes vendeve, ndikimi i tregut prej partnerëve kryesorë tregtarë, si dhe zhvillimi dhe orientimi i modelit të ekonomisë në vite.

Le të shikojmë disa të dhëna statistikore nga marëdhëniet tregtare midis Shqipërisë dhe Turqisë, ku paraqitet më qartë kjo marëdhënie që përmendëm më lart.

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Turqinë është funksionale nga 2008 dhe ajo mundëson liberalizim të eksporteve të një numri produktesh pa tarifë/kuota doganore.
Produktet bujqësore kanë reciprocitet në aplikimin e tarifave/kuotave preferenciale.

Dhjetor 2021
680 milionë euro importe nga Turqia. Zë afër 10.3% në volumin e totalit eksporteve
55 milionë euro Eksporte në Turqi. Zë afër 1.8% në volumin e totalit eksporteve
Balanca – 625 milionë Euro

Lexo edhe :  Pushteti i humbjes

Eksportet ne Turqi ne 2010 ishin 9.1 mld. Leke ne vend 3, sot në vend të 8
Zë afër 5.7% në volumin e totalit eksporteve (afër 161 miliard lekë)
Para 2010 me poshtë këtyre treguesve

Importet nga Turqi ne 2010 ishin 25.5 mld. Leke ne vend 4, sot në vend 3
Zë afër 5.5% në volumin e totalit importeve (afër 458.4 miliard lekë)
Para 2010 më lart se këto tregues.

Eksportet kryesore për Turqi janë:
– minerale dhe metale
– bimë mjekësore dhe aromatike
– produkte fasoneried,

Importet kryesore nga Turqia janë:
– materiale ndërtimi dhe metale
– konfeksione
– kimikate dhe produkte plastike

Duke konsideruar treguesit e volumit dhe vlerës së importeve dhe eksporteve shqiptare, shihet se vuajnë nga një disproporcion midis nivelit që mbanin në 2010 me nivelin që mbajnë në 2021. Pesha në rënie e eksporteve shqiptare dhe rritja e importeve pasqyron qartë se liberalizimi i tregtisë ka ndikuar në rritjen e tregut e lëndëve të para nga importi duke shtuar premisat për rritje të informalitetit në momentin kur ato janë futur në ekonominë shqiptare. Ky efekt vjen pasi ekonomia shqiptare ende vuan nga mungesa e konkurencës së ndershme dhe tendenca për ulje të kostove duke ju drejtuar tregut informal.

Kjo qasje e tregut informal nuk është ndikuar thjesht nga marëdhëniet tregtare vetëm me një shtet partner (Turqinë). Ky shembull është tregues për efektin që vjen nga qasja e politikës drejt tregtisë së lirë, e cila më së paku për segmentin e ekonomisë me të cilin bashkëvepron duhet të kishte ndikuar në një rritje cilësore të konkurueshmërisë së produkteve shqiptare.

Në këtë kontekst, liberalizimi i tregtisë duhet të ulte çmimin e të mirave të importuara në terma të të mirave të tregtueshme dhe kjo do të zvogëlonte madhësinë e sektorit informal.

Ky konkluzion pranohet nëse e shtrijmë më tej shembullin me të dhëna statistikore nga partnerë të tjerë që përbëjnë volumin kryesor tregtar të Shqipërisë.

Nisur nga rrethanat specifike të ekonomisë shqiptare në krahasim me ekonomitë e tjera , liberalizimi i tregtisë duket se nuk ka çuar në ndikim të uljes së sektorit informal, por në atë të ulje-ngritjeve të tij, sipas ndikimeve të përkohshme nga politikat anti informalitet, por edhe konjuktura dhe forca të ndryshme vepruese në treg.

Liberalizimi i tregtisë me një pjesë të madhe të vendeve rajonale i ka ekspozuar aktivitetet jokonkurruese ndaj konkurrencës më të madhe të importit. Për bizneset shqiptare duket se përdorimi i inputeve më të lira nga tregu i brendshëm, të cilat janë të prodhuara informalisht ka paraqitur mundësinë më të madhe edhe pse për mbijetesë të këtyre bizneseve.

Megjithatë, nevoja në vijimësi për të ulur kostot nga ndikimet e forcave të ndryshme në tregun shqiptar dikton për aktivitete që janë pjesa reaktive e marëdhënies tregtare me vendet e ndryshme duke patur presion edhe rritjen e pagave informale për të eliminuar çdo arbitrazh në zgjedhjen e punëtorëve profesionistë dhe të aftë në arritjen e produktivitetit. Pra, kahet e marrëdhënies ndërmjet liberalizimit të tregtisë dhe informalitetit do të varet nga ajo se cila forcë tregu dominon.

Në këtë kontekst mund të ketë një diskutim të hapur edhe për marrëveshjet që kanë filluar të nënshkruhen sipas modelit të Ballkanit të Hapur . Tarifat e reduktuara/hequra të importit duhet të jenë të lidhura me ndikimin që do të bien në uljen e informalitetit sipas industrive, që Shqipëria mund të jetë në pozita të njëjta konkurueshmërie me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nisur nga kjo logjikë gjasat janë që informaliteti mund të ulet më pak në aktivitetet ku penetrimi i importit është i lartë dhe më shumë në aktivitetet me orientim më të madh eksporti.

Nga ana tjetër, informaliteti mundet të rritet si një kundër reagim ndaj papritshmërive të tregut pas hapjes së përgjithshme të tregtisë me këto vende. Kjo gjetje është e lidhur drejtpërdrejt edhe me shkallën e fleksibilitetit të tregut të punës. Në kushtet, kur gjithnjë e më tepër punëtorët e kualifikuar të tregut formal dhe informal janë duke kërkuar vende pune më të paguara në vendet e ndryshme të BE-së dhe më larg, tregu i punës humbet pjesë të fleksibilitetit të tij. Por duke filluar që tregu i punës të nxitet drejt rritjes së përfitimeve për punonjësit e kualifikuar dhe përfitimin e të drejtave që duhet të përfitojnë sipas parimit të punës së denjë datëherë vetë qeveria bashkë me sindikatat dhe gjithë organizimet efektive për biznesin duhet të bashkëpunojnë të riformatojnë edhe njëherë disa nga termat e reformës së tregut të punës.

Kjo politikë është e domosdoshme, në kushtet kur kostot e largimit nga puna të punëtorëve formalë janë të larta, si dhe kur një ulje e tarifave specifike për aktivitete që varen nga importi kanë një gjasë më të madhe për të ndikuar mbi to për tu bërë informale.

Nisur nga treguesi i rritjes së produktivitetit të punës në Shqipëri në dekadën e fundit të dhënat sugjerojnë se produktiviteti nuk ka shënuar rritje në të paktën 5 vitet e fundit, përveç momentit kulmor në vitet 2014 -2015.

Këtu kuptohet se efekti pas liberalizimit të tregtisë ka patur pak ndikim në kuadrin e rritjes së pritshme të konkurueshmërisë së tregut të punës, e cila duhet të ishte në nivele të ngjashme me të paktën tregun e punës në Maqedoninë e Veriut .

Një rezultat i tillë është në përputhje me një situatë ekonomike, ku vetëm aktivitetet informale më produktive mbeten aktive dhe madje zgjerojnë prodhimin pas liberalizimit të tregtisë.

Duke supozuar për një moment që prodhimi informal kryhet ekskluzivisht nga individë të vetëpunësuar, kjo do të ishte në përputhje me faktin se individët më pak produktivë kalojnë në sektorin formal ku janë krijuar mundësi të reja dhe relativisht më të mira punësimi për shkak të liberalizimit të tregtisë.

Duke qenë se aftësitë e nevojshme për të prodhuar dhe për të mbijetuar në sektorin informal nuk janë domosdoshmërisht ato që nevojiten për punësim në sektorin formal, punët formale mund të konsiderohen si të pandikuara në kërkesat e aftësive pa ndonjë humbje të përgjithshme.

Megjithatë, një analizë më e thellë duhet bërë sipas madhësisë së bizneseve, numrit të punësuarve, tipit të aktivitetit dhe mjaft të dhëna të tjera që munden të orientojnë më mirë dhe me përfitim më të madh në favor të formailizimit të tregut në kushtet e nënshkrimit të marrëveshjeve për tregti të lirë dhe për invesytime kapitale të mëdha.

Të fundit

Revolucion Salikullist

Edison Ypi Mirë i ka vajtur mendja Sali Kullës. Pavarsisht se po hani si derra, po pini si kafshë, po...

Policia godet Call Center që mashtronte me investimet online, arrestohen 3 organizatorët

Policia ka zbuluar një call center në Tiranë, ku kryhej mashtrim kompjuterik dhe ka vënë në pranga 3 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale, ndërsa...

Tentoi të fuste karburant kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 54-vjeçari

Policia e Dibrës ka goditur një rast të kontrabandës nga Maqedonia e Veriut të mallrave për të cilat paguhet akcizë. Sipas Policisë bëhet fjalë...

Von der Leyen uron Ramën/ Nën udhëheqjen tënde Shqipëria ka përparuar

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen është zyrtarja e radhës nga BE që uron kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare. Von der...

Ndreu i kthehet Gjin Gjonit: U bëtë gazi i botës. Erdhët si të fortë, po na dolët lepuj

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar lidhur me një deklaratë të bërë më herët nga kandidati për deputet i Partisë Demokratike në këtë...

Lajme të tjera

Web TV