Mesazhet e fundit të familjes me bebe të gjetur të vdekur në shkretëtirën e Kalifornisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një familje që vdiq teksa udhëtonin në nxehtësinë e shkretëtirës së veriut të Kalifornisë verës që shkoi, kishin dërguar një mesazh të fundit të dëshpëruar për ndihmë, thanë sot autoritetet amerikane.

Programuesi i kompjuterëve Jonathan Gerrish, 45 vjeç, gruaja e tij 31 vjeçare Ellen Chung, bija e tyre 1 vjeçare Miju dhe qeni Oski, u gjetën të gjithë të vdekur në një rrugë të largët në rezervatin pyjor Sierra në gusht.

Të dhënat celulare tregonin se Gerrish kishte tentuar të dërgonte një tekst te një person i paemëruar pak para mesditës së 15 gushtit ku thuhej: “A mund të na ndihmoni?”

“Jemi të dëshpëruar në kalimin drejt shpellës Hites. S’kemi ujë, jemi të përvëluar me beben”, thuhej më tej në tekst.

Por teksti nuk arriti të dërgohej pasi në zonë nuk kishte mbulim celular, thanë hetuesit.

Pesë telefonata të tjera — asnjë drejt numrit të emergjencës 911 — nuk arritën të realizoheshin, thanë ata.

Hetuesit e shtangur nga vdekjet, kanë hetuar prej muajsh të dhënat e celularit të Gerrish për të zbuluar lëvizjet e fundit të familjes tragjike.

Vetëm dy ditë më vonë, më 17 gusht, ata ishin shpallur të humbur nga familjarët e tyre.

Hetuesit vendosën se shkaku i vdekjes së tyre ishte nga i nxehti ekstrem dhe mungesa e përgatitjes për temperaturat që arrinin deri në 43 gradë Celcius.

Familja kishte ecur për gati 9 km me vajzën e tyre në një mbajtëse kurrizi dhe kishin një shishe uji 2.5 litra që ishte e zbrazur kur autoritetet gjetën trupat e tyre.

Autoritetet thanë se ata ishin gjetur 2.5 km larg makinës së tyre.

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV