Sinan Vllasaliu ‘shpërthen’ ndaj këngëve të Mozzikut dhe Don Xhonit: Turpi i botës…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sinan Vllasaliu është padyshim një prej artistëve më të suksesshëm shqiptar dhe ndër vite ka sjell projekte muzikore që vazhdojnë të dëgjohen dhe pëlqehen akoma.

Së fundmi, këngëtari i mirënjohur në një intervistë për emisionin “Glamour Zone” ka folur për karrierën dhe jetën personale.

Por, Vllasaliu ndër tjera ka komentuar edhe artistët dhe reperët e rinj për tekstet dhe vokalin, ndërsa reagimi i tij ishte befasues ku nuk munguan kritikat drejt tyre.

Këngëtari u pyet për këngët e Don Xhonit me Loredanën, Mozzik dhe Butrint Imerin, për të cilat përveç komenteve negative ai gjithashtu reagoi me mimikën që tregonin që nuk i pëlqejnë muzika që ata bëjnë.

“Japonezët me ia rregullu tingullin, teknikisht nuk më pëlqen, duhet të këndosh ashtu si flet, ta shkrish fjalën”, ishte komenti i Sinanit kur dëgjoi bashkëpunimin e Don Xhonit me Loredanën “Gjuj për to”.

Ndërkohë, në komentin e tij për këngën “Shko” të Mozzik ai e quajti si “turpi i botës”.

“A është normal ky, çka i duket mirë, çka janë këto fjalë, ky është turpi i botës, nëse e merr gjuhën e rrugës të bësh karrierën kjo është zero, nuk kam koment”, u shpreh Vllasaliu.

Në anën tjetër, ende nuk ka asnjë reagim nga artistët e përmendur nga Sinani gjatë intervistës.

Të fundit

Dashi dhe Doktori

Nga Toni Drishti Doktori, me të gjitha daljet e tij heroike donkishoteske në konferenca shtypi, ka rrëshqitur në një lloj...

Eurobarometri: 56% e qytetarëve të BE-së favorizojnë anëtarësimin e shteteve të reja

Presidentja e PE-së, Roberta Metsola, ka vlerësuar shifrat e fundit të Eurobarometrit ku 56% e qytetarëve të BE-së janë në favor të zgjerimit. Mbështetja...

Grossi: Në Siri kemi gjetur gjurmë të uraniumit, pjesë e një programi bërthamor

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Mariano Grossi ka bërë të ditur se inspektorët e institucionit që ai drejton kanë...

“Flori do rikthehet me koncert”, gazetari tregon se çfarë po ndodh me këngëtarin

Pavarësisht mungesës së gjatë, Florian Mumajesi do të rikthehet në skenën e artit shumë shpejt, madje me një koncert. Kështu tha në “Dita jonë”...

Zemërimi i Trump: Kina, Rusia dhe Koreja komplotojnë kundër Amerikës

Amerika reagon me zemërim dhe zhgënjim kundër rendit të ri të shpallur nga Kina dhe Rusia. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përmes...

Lajme të tjera

Web TV