Zgjedhjet e 6 Marsit/ PS e merr “seriozisht”, fushatë e vrullshme në 6 bashki

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste ka vijuar fushatën në të gjashtë bashkitë ku do zhvillohen zgjedhjet e pjesshme, duke nxjerrë në terren eksponentë të rëndësishëm politik. Vetë Rama pritet të nisë turin e fundit në ditët në vijim.

Kur kanë mbetur dy javë nga zhvillimi i zgjadhjeve në gjashtë bashki të vendit Partia Socialiste ka shtuar intensitetin e takimeve, duke përfshirë në terren personazhe të lartë politik. Teksa në Vorë dhe Rrogozhinë fushatën po e drejton kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, në Lushnje është “instaluar” Taulant Balla, ndërsa në Durrës më aktiv ka qenë Damian Gjiknuri. Gjithashtu në Dibër dhe Shkodër nuk ka munguar as prania e ministrave dhe të deleguarve të tjerë nga Tirana. Vetë Rama nuk ka preferuar deri më tani të jetë aktiv, por pritet që në ditët në vijim të bëjë “turin përmbyllës”. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, prezantoi zyrtarisht kandidaten e Partisë Socialiste për kryetare të Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.

Duke theksuar momentin në të cilën po zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale, të 6 Marsit, Gjiknuri u shpreh se Durrësi ka shansin e artë për t’u transformuar tërësisht dhe nuk mund të bëhet betejë e njerëzve të  humbur politikisht. “Unë e di që fitorja nuk kërcënohet nga kundërshtarët tanë, në luftë janë dy humbësa, njëri është humbës kronik, por që është ‘grata’ dhe tjetri që është i papëlqyeshëm nga faktori ndërkombëtar, nga SHBA, por njëkohësisht është një njeri që ju e dini shumë mirë historinë e tij politike, thjesht ata luftojnë për mbijetesën e tyre politike. Po pse do të përdoren qytetarët durrësak apo të bashkive të tjera se kush nga ata do të mbijetojë politikisht? Jo se kanë durrësakët këtë hall, durrësakët duan zhvillimin, se janë qytetarë nga natyra dhe duan zhvillimin, nuk janë tifozë politikë, nuk e fiton dot kollaj zemrën e Durrësit, përveçse me vepra konkrete dhe me sjellje konkrete”, u shpreh Gjiknuri. Drejtuesi politik i PS në qarkun Durrës, Adrian Çela, në fjalën e tij u ndal tek puna e deritanishme e kandidates Emiriana Sako dhe tek vullneti i saj për të bërë më të mirën për qytetin e saj, gjatë kohës kur ka drejtuar bashkinë.

“Në prill të vitit 2020, që qyteti ishte goditur nga tërmeti dhe po jetonte pasojat e tërmetit dhe pandemisë, kur iu bë propozimi që ta merrte këtë detyrë, Ani nuk pati asnjë lloj mëdyshje. Përse e them këtë: njerëzit njihen kur marrin përgjegjësi në momente të vështira sepse të marrësh përgjegjësi në momente të lehta është shumë kollaj”, u shpreh Çela. Kandidatja e PS, Emiriana Sako, u shpreh se puna e saj e deritanishme dhe zgjidhja e shqetësimeve të komunitetit, janë argument i fortë për të kërkuar mbështetjen e durrsakëve në zgjedhjet e 6 marsit. “Aleanca jonë është me njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm. Nën drejtimin tim dera e Bashkisë ka qenë e hapur dhe do të jetë për të gjithë qytetarët që nga Ishmi, Katundi i ri, Sukthi, Rrashbulli, Manza. Do ti trajtojmë që të gjithë me detyrën dhe vullnetin për të zgjidhur që të gjithë problemet që ata kanë. Prandaj në 6 mars kërkoj mbështetjen tuaj, kërkoj të mbështesim njëra-tjetrën, të mbështesim gruan dhe me besimin e dhënë uroj në një fitore bindëse të Partisë Socialiste”, përfundoi Sako.

Lexo edhe :  Mali i Zi futet në BE në vitin 2028? Po Shqipëria? Më në fund vjen përgjigjja...

Veliaj në Prezë

Nga Preza, ku drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, çeli fushatën për zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit në Vorë, deklaroi se vota për kandidatin Blerim Shera, është votë që përkthehet në projekte konkrete, që ndihmojnë në zhvillimin e zonës strategjike mes Durrësit dhe Tiranës. Veliaj ftoi të gjithë qytetarët të bëjnë dallimin mes atyre që e duan votën për pushtet dhe forcës që votëbesimin e shikon si një kontratë pune. “Pashë Saliun dhe Lulin kur erdhën për fushatë në Vorë; Saliu thoshte: ‘Më jepni votën, që me votat tuaja të shqyej bravën që nuk e shqeva dot në 8 janar’. Kurse Luli thoshte: ‘Më jepni vota, që me to të blej pak më shumë gaz, që t’i lë këta jashtë kur të vijnë prapë si në 8 janar’. Të dy po u thonë njerëzve:

‘Na jepni vota që ne të vazhdojmë sherrin! Na jepni vota që ne të vazhdojmë luftën! Na jepni vota që ne të vendosim kush e mban karrigen e partisë! Na jepni vota që të zgjedhim kush do e shqyejë bravën!’”, u shpreh Veliaj. Ai tha se Partia Socialiste e do votën për të çuar punët përpara. “Partia Socialiste thotë: ‘Na jepni vota që të shërbejmë! Na jepni vota që të mbarojmë shkollat! Na jepni vota që të mbarojmë ujësjellësin! Na jepni vota që të përfundojë rikonstruksioni, që të shkojë deri në fund investimi! Na jepni vota që të bëjmë në Vorë atë që kemi bërë në shumë vende të Shqipërisë, të cilat i besuan PS-së si e vetmja forcë që votën e do për punë, jo për sherr! Votën e do për t’i bashkuar njerëzit, jo për t’i përçarë! Votën e do që gjërat të ecin përpara, jo mbrapa!” deklaroi Veliaj.

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV