Largimi nga kjo botë e Anita Bitrit, vëllai i saj flet për herë të parë tregon ngjarjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

18 vite më parë, diva e muzikës shqiptare, Anita Bitri ndërroi jetë bashkë me vajzën dhe të ëmën në SHBA. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, vëllai i këngëtares, Arben Bitri ka dhënë një intervistë ekskluzive, ku ka folur për motrën e tij dhe gjithçka rreth saj.

“Në lidhje me Anitën do më duhej të flisja për ditë të tëra. Natyrisht, që talenti i ime motër më mbush me frymëzim. Anita kishte një mision këngën, edhe pse u ndërpre ky mision e vazhdova unë. Ose të mbyllesha në diçka familjare, ose ta përçoja dëgjuesit shqiptari. Si ironi fati, ajo para se të ndodhte tra.gjedi filloi të bënte librin autobiografik, po nuk arriti ta mbaronte. U mbarua më vonë”.

Ai ka folur për talentin e saj në muzikë, duke ndarë detaje të ndryshme për këngëtaren. “Unë isha heroi i saj, kam pas një lidhje speciale. Edhe pse ishim larg në një aspekt të jetës, ajo në Amerikë, unë në Itali, ne mbanim kontakt.

“Anita kishte lindur bashkë me talentin në muzikë dhe letërsi. Ajo nuk ishte vetëm shkrimtare, por edhe violiniste. E dashuronte këngën, nuk ishte vetëm këngëtare, por edhe muzikante e kompletuar se kishte mbaruar violinën. Ishte shumë e ëmbël dhe me një mirësi të pafund, me një të qeshur shpirtërore. Kështu e mbaj mend unë motrën time.

“Ishte e kohës, i pëlqente modernia. Ashtu siç ka thënë edhe Zani Ciko, Anita theu ato prangat. Ajo nuk kërkonte thjesht të shkonte në festival, ajo nuk donte çmim, ishte e kënaqur me duartrokitjet e publikut”.

Më tej, Arbeni ka treguar si qendron e vërteta e largimit nga kjo botë e artistes, çfarë ndodhi realisht dhe të gjitha konspiracionet që u aluduan. “Ishte e rëndë, kur tre krijesat më të dashura të familjes ikin nga ky rruzull dhe bëhen engjej. Isha në Itali në Modena dhe nuk e besoja.

Lexo edhe :  Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

“Të nesërmen pas shumë përpjekjesh e morëm vesh lajmin dhe ikëm në Amerikë. Do të kujtojë atë pritjen madhështore që i bën artistët si Frederik Ndoci. Që bën gjithë atë përcjellje dhe ndihmuan për të dërguar trupat në Shqipëri.

“Nuk ka asnjë lloj konsipiracioni, ishte një tra-gjedi. Prandaj u vendos edhe ligji për monoksidi i karbonit. Shtëpia e Anitës nuk e kishte këtë prandaj ndodhi. Zoti Blumber, mbas tragjedisë Bitri vendosi menjëherë ligjin për monoksidin e karbonit. Të gjitha konspiracionet erdhën nga Vlora. Unë jam marr me këtë çështje tre vjet. Ishte injoranca që solli këtë tra.gjedi”.

Të fundit

Celibashi kërkon rritjen e afatit për ankim në gjykatë për votuesit e diasporës

Komisioneri Ilirjan Celibashi kërkon ndërhyrje të re në kodin elektoral edhe për afatet e ankimimit në gjykate të votuesve...

Ja se si Hakerët dhe 007 shohin, lexojnë dhe përgjojnë jetën tonë

Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës (SHBA) ka lëshuar një këshillë për sigurinë kibernetike që dy pajisje "CMS8000" nga Contec Medical Systems - një...

Çfarë nuk e konsumojmë kurrë me stomakun bosh

Shumë prej nesh zgjohen në mëngjes dhe kanë një rutinë të bazuar kryesisht në nxitimin tonë për të shkuar në punë. Për shembull, shumë prej...

Një ditë opozita me qira për Arben Ahmetajn

Nga Mero Baze Me qindra njerëz të varfër të shtunën do merren nga rrethet me furgona dhe autobuza plus 20 mijë lekë të vjetra për...

Kosova duhet të tregojë me votë mirënjohjen ndaj SHBA

Nga Kreshnik Spahiu Sapo lexova një pyetsor me fëmijët shqiptar në diasporë. Ndër ato ishte Pyetja: “Kush e ngriti flamurin kombëtar në Vlorë ditën e...

Lajme të tjera

Web TV