Rama pas 10 orësh dëshmi në Komisionin Hetimor: Ky vend s’ka pasur drejtësi, sot është ndryshe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit Hetimor ka dhënë një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, ku u shpreh se e gjitha mbledhja ishte një farsë e orkestruar.

Rama theksoi se qeveria ka bërë punën e saj dhe se Reforma në Drejtësi ka treguar rezultate pozitive.

“Është shumë e ulët kjo në të gjitha aspektet dhe në fund u pranua nga Tabaku që tha,-ju nuk mund të koncesioni të ardhmen. Pra bëhet fjalë për një angazhim shumë përtej moshës time të politikës. Është e gjitha një farsë për të baltosur dhe për të bërë atë që kanë bërë gjithmonë. Sa i takon hetimeve nga SPAK është një linjë tjetër dhe ka të bëjë me përgjegjësi individuale të kujtdo që akuzohet pas shpinës së qeverisë,. shpinës së publikut. Për këtë kemi bërë reformën në drejtësi dhe për këtë kemi kërkuar të ndahen gjërat. Qeveria ka punën e saj, drejtësia ka punën e saj, ministrat kanë punën e tyre. Ndaj gjërat do të ndahen pak nga pak dhe jam krenar që sot jemi në një faze, kush sot e ka imagjinuar se do të kishim ministra të akuzuar, apo do të kishim hetime të pavarura. Janë shenjat e një transformimi që do të kërkojë kohë. Ky vend nuk ka pasur kurrë drejtësi. Këto janë hapat e parë dhe duhet kurajo për të bërë reformën dhe këtë e patëm ne, nuk e patën të tjerë përpara nesh.”, tha Rama.

Të fundit

Rama: “Bankers” na detyrohet 240 mln euro, Prokuroria t’ia nxjerrë ujin e zi!

Kryeministri Edi Rama u ndal sot, 21 korrik, te “Bankers Petroleum”, duke mbështetur Prokurorinë e Fierit në hetimin e...

“Në Tiranë, kemi një situatë jo të zakonshme”/ Rama flet për Veliajn në “Sy më sy”

Kryeministri Edi Rama teksa komentoi vendimin për pastrimin e hapësirave publike në Tiranë të zaptuara, u shpreh se në kryqytet ka pasur një situatë...

Aksident tragjik në Athinë, humb jetën 22-vjeçarja nga Vlora

Një 22-vjeçare shqiptare ka humbur jetën nga një aksident tragjik në Athinë. Izabela Kuteli, me origjinë nga Dukati i Vlorës, humbi jetën në mënyrë...

“Putin do sulmojë me mbi 2 mijë dronë”, gjenerali paralajmëron rrezikun për Ukrainën

Rusia po planifikon të sulmojë me mbi 2 mijë dronë Ukrainën. Këtë fakt e ka bërë të ditur gjenerali gjerman Christian Freuding në një...

1973 – Vrasja e gabuar në Lillehammer, Mossadi gaboi shënjestrën

Më 21 korrik 1973, qyteti i qetë Lillehammer në Norvegji u bë papritur skena e një operacioni të errët dhe të dështuar të shërbimit...

Lajme të tjera

Web TV