Shuhet akademiku dhe shkrimtari Luan Starova

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shuhet në moshën 80-vjeçare shkrimtari i shumëgjuhësisë, Luan Starova. Akademik, shkrimtar e gazetar, Starova e ndërtoi emrin e tij si krijues në Paris, ku është vlerësuar edhe me çmimin e lartë “Margaret Yourcenar”.

I shpërngulur që në moshën 2-vjeçare në Maqedoninë e Veriut, ku jetoi deri në vitet e fundit, ai u shkollua në gjuhën maqedonase. U diplomua për gjuhë e letërsi frënge në Fakultetin Filologjik në Shkup, ku do të punonte si pedagog i kësaj lënde. Doktoraturën do ta mbronte në Zagreb, dhe ndërtimin e saj do ta mbështeste edhe në lidhjet profesionale e miqësore që kishte me Apolinierin.

Starova konsiderohet nga studiuesit, si një nga njohësit më të mirë të veprës së Faik Konicës.

Ai botoi mbi 20 romane të rishkruar në shqip, të cilat i konsideronte si pasurinë e tij më të madhe, e si një mënyrë për tu kthyer në atdheun e tij.

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV