Dita e dytë e luftës, shpërthime të forta në qendër të Kievit! Zelensky: Kemi vrarë 800 ushtarë rusë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e dytë e luftës në Ukrainë. Numri i viktimave ka shkuar në 137 ushtarë ukrainas, dhe 316të plagosur. Ndërkohë Zelensky thotë se kanë vrarë 800 ushtarë rusë. CNN raporton se dy shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Kiev. Mësohet se Kievi po goditet me raketa lundrimi ose balistike, thotë këshilltari i qeverisë ukrainase.

“Sulmet në Kiev me raketa lundrimi ose balistike vazhduan,” u tha gazetarëve përmes mesazheve Anton Gerashchenko, këshilltar i kreut të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës.

Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës thotë se një avion rus është rrëzuar mbi lagjen Darnytskyi të Kievit. Anton Gerashchenko thotë se avioni u rrëzua pranë një shtëpie në rrugën Koshytsia. Pretendimi i pakonfirmuar vjen pas raporteve për disa shpërthime më herët në kryeqytetin ukrainas.

Një bazë ushtarake në Brovary, një qytet afër Kievit, u godit nga raketat ruse, duke lënë gjashtë persona të vdekur. Në një postim në Twitter herët të premten në mëngjes, Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës Dmytro Kuleba dënoi “sulmet e tmerrshme me raketa ruse në Kiev”.

“Hera e fundit që kryeqyteti ynë përjetoi diçka të tillë ishte në vitin 1941 kur u sulmua nga Gjermania naziste. Ukraina e mposhti atë të keqe dhe do ta mposhtë këtë të keqe. Ndaloni Putinin. Izoloni Rusinë. Shkëputni të gjitha lidhjet.”- tha Kuleba.

Të fundit

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Luftoi me flakët për të shpëtuar jetë, Agim Troci: Mendova për fëmijët

Agim Troci, heroi i cili rrezikoi jetën për të shpëtuar fëmijë e të moshuar mes flakëve në Delvinë ka rrëfyer momentet e tmerrit. Shefi i...

Klienti godet me thikë praktikantin e berberhanes, zbardhen detajet

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e 25-vjeçarit në Vlorë! Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes autorit dhe të plagosurit. Autori...

Avokati Kujtim Cakrani: Rama është palaço që i hedh benzinë zjarrit

Avokati Kujtim Cakrani, mbrojtësi ligjor i policit Ardian Isufi i cili tashmë është i pezulluar, ka deklaruar se nuk është klienti i tij ai...

Lajme të tjera

Web TV