Kryebashkiakja e Durrësit: Projektet madhore do e transformojnë më tej plazhin dhe gjithë qytetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zona e Plazhit do të pësojë një transformim akoma më të madh falë projekteve madhore që kanë nisur, por edhe investimeve me fonde nga buxheti i bashkisë. Kështu ka deklaruar kryebashkiakja Emiriana Sako në takimin e zhvilluar me banorët e lagjes 13 në Plazh. Në këtë takim Sako shoqërohej nga drejtuesi politik i qarkut Adrian Çela, sekretari organizativ i PSSH Blendi Klosi si dhe deputetët Klodiana Spahiu dhe Alban Xhelili.

Kryebashkiakja Sako tha se: “Ne presim këtë vit që të kemi një sezon turistik të suksesshëm, pasi i kemi marrë masat që tani, kemi pastruar të gjithë hapësirën dhe kemi në dispozicion të gjitha strukturat tona. Zona e plazhit , ashtu si gjithë qyteti, u dëmtua rëndë nga tërmeti, por me programin e rindërtimit ne kemi ecur mjaft mirë. Janë dhënë 6000 bonuse qiraje që nga fillimi i procesit, ndërsa tani ky numër ka shkuar në 3500. Kemi riparuar 405 pallate në gjtithë Durrësin, ndërsa vetëm këtu kanë qenë afro 120 të tillë. Kemi ndërtuar shkolla e kopshte të reja dhe presim që projektet madhore ta transformojnë më shumë qytetin tonë”.

Ndër projektet madhore, Kryebashkiakja Sako përmendi projektin e marinës turistike, portin tregtar në Porto Romano, Eko Parkun si dhe projektin e amfiteatrit, i cili do të zbulohet plotësisht dhe do ti japë një dimension tërësisht të ndryshëm të gjithë zonës historike përreth amfiteatrit.

Sako shtoi se për zonën e Plazhit nisin shumë shpejt punimet për një projekt shumë modern. “Për zonën e Plazhit do të nisin punimet për një projekt të veçantë, për shëtitoren e re të Plazhit, e cila do të ecë paralelisht me projektin e marinës turistike dhe do të bëjë të mundur lidhjen e qytetit me Shkëmbin e Kavajës. Gjithashtu, me fonde të buxhetit të bashkisë, ne në këtë zonë parashikojmë që të realizojmë investime në infrastrukturën rrugore si dhe rehabilitimin e kuartalleve midis blloqeve të banimit”.

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV