Ukraina nën bombardimet ruse, në bunkeret e strehimit ndodh ‘mrekullia’, lind një fëmijë

Një grua 23-vjeçare solli në jetë vajzën e saj gjatë kohës që ishte strehuar në bunker për t’u shpëtuar bombardimeve ruse.

Vajzë e vogël u quajt Mia dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa fotoja e foshnjës së porsalindur bëri xhiron e botës dhe dha shpresë në një moment të errët.

Sipas raportimeve nga Daily Mail , policia ukrainase dëgjoi britmat e gruas, e ndihmoi atë të lindte dhe më pas thirri një ambulancë. Mami dhe vajza u transportuan më pas në spital.

Vogëlushja ka lindur në orën 20:30 të së premtes 25 shkurt.