Mesazh kundër Ukrainës?! Koreografia e tifozëve serbë bën namin në rrjetet sociale

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në ndeshjen mes Cverna Zvezdës dhe Partizanit të Beogradit. Vendasit fituan me rezultatin 2-0, pro ajo që bërë bujë ishte koreografia e tifozëve në fillim të ndeshjes.

Në të duket një varrezë dhe pas saj një sfond me ngjyrat e shtetit të Ukrainës. Teorikisht koreografia duhej t’i drejtohej kundërshtarëve në fushën e  lojës, por ngjyrat e zgjedhura i referohen ngjarjeve që po ndodhin në Ukrainë.

Videoja e këtij momenti po bën bujë nëpër rrjetet sociale.