Për herë të parë në histori, BE dërgon armë në Ukrainë, bllokohet plotësisht hapësira ajrore e unionit për avionët rusë

epa09645800 European Commission President Ursula von der Leyen addresses a media conference after an EU Summit in Brussels, Belgium, 17 December 2021. EPA/Geert Vanden Wijngaert / POOL

Bashkimi Evropian ka njoftuar se synon të fillojë dërgimin e armëve në Ukrainë, hera e parë në historinë e tij që ndërmerr një hap të tillë.

Po ashtu do të mbyllë hapësirën ajrore të BE-së për avionët rusë, do të kërkojë të ndalojë mediat shtetërore ruse në bllok dhe do të synojë aleaten ruse Bjellorusinë me sanksione, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Ky është një moment vendimtar për Bashkimin tonë,” tha ajo në një konferencë shtypi në Bruksel.