Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës duket se është bërë qendra e vëmendjes mediatike, sociale, kulturore, madje edhe sportive.
Në transmetimet live të ndeshjeve në kampionatet kryesore të Europës, krahas tabelës së rezultateve, vihet re edhe mesazhi kundër luftës: STOP WAR, që do të thotë STOP LUFTËS!
Dëshira për ta ndalur luftën duket se ka zbritur edhe në fushën e blertë të futbollit.