Britania e Madhe shton sanksionet për Rusinë: Ekonomia do degradojë dhe Putin do dorëzohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbretëria e Bashkuar ka prezantuar disa sanksione të reja kundër Rusisë, duke përfshirë një ndalim për anijet me lidhje ruse për të hyrë në portet britanike, njoftoi qeveria në një deklaratë .

“Ndalimi i anijeve ruse nga portet e Mbretërisë së Bashkuar dhe sanksionet e reja ekonomike kundër institucioneve kryesore financiare ruse, përfshirë bankën e saj qendrore. Në koordinim të ngushtë me aleatët tanë, do të degradojnë ekonominë e Rusisë dhe do të ndihmojnë që Putini të humbasë”, tha Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss, për CNN.

“Masat ekonomike shtesë kundër Bankës Qendrore Ruse dhe fondit të pasurisë sovrane të shtetit, nënkuptojnë gjithashtu se shumica e sistemit financiar të Rusisë mbulohet tani nga sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në deklaratë.

Duke filluar nga e marta, të gjitha portet e Mbretërisë së Bashkuar do të largojnë çdo anije që është me flamur rus dhe që është e regjistruar, në pronësi ose e operuar nga Rusia.

“Duke ndaluar anijet ruse nga portet tona, ne po izolojmë më tej Rusinë dhe po dërrmojmë aftësitë e saj ekonomike, duke e lënë urie makinën luftarake të Putinit”, tha Sekretari britanik i Transportit Grant Shapps.

Të fundit

Rrugorja e Vlorës bën bilancin: 4 mijë gjoba gjatë 10 ditëve dhe 18 të arrestuar

Policia Rrugore e Vlorës ka bërë bilancin e 10 ditëve të para të gushtit. Në njoftimin për mediat bëhet me...

‘Euro idiotët’ po përpiqen të pengojnë SHBA-në për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Zëvendëssekretari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitry Medvedev ka ironizuar liderët evropianë pas deklaratës së përbashkët për Ukrainën. Në një postim në Telegram, ai i...

Ndërtimi i urës më të gjatë në botë midis Siçilisë dhe Italisë, mijëra protestues kundër

Mijëra qytetarë marshuan në Siçili për të protestuar kundër planit të qeverisë italiane për të ndërtuar një urë që do të lidhte Italinë kontinentale...

Zjarr pranë stacionit të ujësjellësit në Gjirokastër, zjarrfikësit neutralizojnë flakët

Një zjarr ka rënë sot pranë stacionit të shpërndarjes së ujit të pijshëm për Gjirokastrën. Fatmirësisht pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës flakët u shuan duke...

Një romancë e re në horizont?/ Ish-banorja e BBV 4 e zbulon për herë të parë

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Rizarta Hoxha, ka zbuluar gjatë një interviste për “Pushime On Top” një sekret nga jeta...

Lajme të tjera

Web TV