Gazetarja e përlotur qorton Johnson: Fëmijë po vdesin, s’ndërhyni në Kiev sepse keni frikë (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson u qortua sot nga një gazetare ukrainase, e cila e përlotur i tha se Perëndimi ka dështuar për t’i mbrojtur ata nga Vladimir Putin ‘barbar’.

Johnson u akuzua nga gazetarja se kishte ‘frikë’ për të mbrojtur njerëzit, ndërsa ai po jepte një konferencë për shtyp gjatë një vizite në Poloni.

“Nuk po vini në Kiev, kryeministër. Sepse keni frikë. NATO ka frikë nga Lufta e Tretë Botërore. Por tashmë ka filluar”, tha Daria Kaleniuk.

Pasi dëgjoi në heshtje, Johnson u përgjigj se ai po bënte maksimumin, por shtoi se nuk mund të pretendonte që Perëndimi do të ndërhynte ushtarakisht.

“Fatkeqësisht që Mbretëria e Bashkuar të angazhohet në luftime të drejtpërdrejta me Rusinë, nuk është diçka që ne mund ta bëjmë”, tha ai.

Forcat pushtuese ruse i kanë përshkallëzuar sulmet e tyre, ndërsa OKB thotë se të paktën 136 civilë janë vrarë deri më tani, duke përfshirë 13 fëmijë dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar “është gati” për të pranuar refugjatë në “numra të konsiderueshëm”, duke sugjeruar që kjo mund të nënkuptojë më shumë se 200,000.

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson u qortua sot nga një gazetare ukrainase, e cila e përlotur i tha se Perëndimi ka dështuar për t’i mbrojtur ata nga Vladimir Putin ‘barbar’. Johnson u akuzua nga gazetarja se kishte ‘frikë’ për të mbrojtur njerëzit, ndërsa ai po jepte një konferencë për shtyp gjatë një vizite në Poloni.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV