“Vajza vetëm 9-muajshe”/ Emocionon deputetja ukrainase: Mes lotësh lashë fëmijët!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luftimet në Ukrainë kanë detyruar shumë njerëz të largohen nga vendi i tyre, por nga ana tjetër shumë të tjerë kanë marrë armët për të mbrojtur vendin.

Shumë familje janë ndarë, me shpresën për tu takuar sërish në kohë paqeje, kur lufta të mbarojë.

Së fundmi, deputetja ukrainase Lesia Vasylenko ka treguar se është detyruar të  ndahet nga fëmijët e saj për ti mbrojtur, teksa ajo bën detyrën ndaj atdheut. Deputetja tregon se fëmija më i vogël është vetëm 9-muajsh.

Në Twitter, ajo postoi  një foto të një perëndimi, teksa thotë se mes lotësh po kthehet në Ukrainë, pasi la fëmijët tek gjyshja e tyre.

“Perëndimet e diellit duhet të shijohen me ata që doni. Në vend të kësaj unë qaj në lot ndërsa ia dorëzova foshnjat e mia gjyshes së tyre. Më i vogli im sot është 9 muajsh. Mini ditëlindja e saj. Unë kthehem te njerëzit e #Ukrainës për të ndihmuar ku të mundem #StopRusia” –shkruan deputetja.

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV