Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Sot shqiptarët në 6 bashki votojnë për kryetarët e rinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbahen sot në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme lokale. Shqiptarët në gjashtë bashki të vendit votojnë ditën e sotme për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj.

Përkatësisht, që prej orës 07:00 ka nisur procesi i votimit në bashkitë Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Shkodër, Dibër dhe Durrës, ku qytetarët do të zgjedhin mes kandidatëve të PS, PD e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’.

Të zgjedhurit në këto votime do të kenë një mandat 1-vjeçar.
KQZ ka bërë me dije se janë 10,134 zgjedhës që votojnë për herë të parë, ndërsa 135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit. Në të 6 bashkitë do të jenë 941 qendra votimit që do të jenë të hapura nga ora 07:00-19:00.

Në të gjitha qendrat e votimit do të jetë identifikimi elektronik, ndërsa në Vorë votimi dhe numërimi do të jetë elektronik ku rezultati do të bëhet me dije menjëherë pas zgjedhjeve. Për pesë bashkitë e tjera, rezultati pritet të dalë brenda 48 orëve. Zgjedhjet e pjesshme vendore u dekretuan nga Presidenti Meta më 20 janar të këtij viti për shkak të vakancave të krijuara nga dekriminalizimi apo dorëheqjet.

 

 

Kandidatët e PD

Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati,

Bashkia Durrës: Luan Hoti

Bashkia Lushnjë: Indrit Sefa,

Bashkia Dibër: Luan Haka

Bashkia Rrogozhinë: Ferdinand Saraçi

Bashkia Vorë: Ymer Marku.

Kandidatët e PS

Për Bashkinë Durrës: Emirjana Sakon

Për Bashkinë Shkodër: Majlinda Angonin

Për Bashkinë Dibër: Rrahim Spahiun

Për Bashkinë Rrogozhinë: Edison Memolla

Për Bashkinë Vorë: Blerim Shera

Për Bashkinë e Lushnjës: Eriselda Sefa

Kandidatët e Grupit të Rithemelimit (Sali Berisha+LSI)

Bashkia Shkodër: Bardh Spahia

Bashkia Durrës: Ardian Muka

Bashkia Lushnjë: Eton Bano

Lexo edhe :  Ngrohja globale dhe Shqipëria

Bashkia Dibër: Premtim Kryemadhi

Bashkia Rrogozhinë: Hekuran Xhani

Bashkia Vorë: Lulzim Vrana

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV