Zgjedhjet për Bashkinë e Lushnjës/ Problematika në Qendrën e Votimit në Savër, mungojnë emrat e 20 votuesve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijon procesi i votimit në Lushnjë. Ndonëse votimi ka nisur normalisht në orën 07:00, janë shfaqur probleme në Qendrën e Votimit 28891 në Savër. Sipas “BalkanWeb”  në listën fizike emërore mungojnë 20 emra të votuesve.

“Votuesit i kanë hedhur fletët e votimit në vendin e gabuar, në kutinë e materialeve zgjedhore. 20 emra mungojnë në fletën fizike, ndërkohë që identifikimi vijon vetëm nëpërmjet mënyrës elektronike. Vetëm 1 person ka votuar deri tani. Komisioni kërkon të nxjerrë median jashtë nga qendra e votimit. Qytetarët vazhdojnë të qëndrojnë jashtë”, raporton BW.

Nga Komisioni e cilësojnë një gabim zgjedhor. Ndërsa sa i përket hedhjes së fletëve të votimit në një kuti të gabuar, një prej anëtarëve të Komisionit tha se nuk ka asnjë problem.

Kryetarja e KZAZ tha se media po pengon procesin dhe se po procedohet normalisht dhe nuk ka asnjë problem.
“Nuk më keni marrë dhe nuk më keni thënë mua gjë, në KZAZ nuk është raportuar. Është i zgjidhur si problem. Votuesit janë duke e bërë. PEI vazhdon. Është mbajtur një procesverbal. Për kutinë, është mbajtur një procesverbal, nuk ka asnjë problem, e rëndësishme është që kodet janë të rregullta”, tha kryetarja e KZAZ.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV