Nuk fitoi asnjë bashki/ Basha nuk e ‘vret mendjen’ për humbjet në zgjedhje, takon mësuesit dhe pedagogët për 7 marsin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me mësues dhe pedagogë në kuadër të ditës së mësuesit.

Basha u shpreh se roli i mësuesit i kryesor dhe se ky mision për ta është i vështirë, por nuk janë ndalur duke përçuar dije tek nxënësit.

“Sot nuk mund të jemi në një tryezë festë, sot situata është duke u përkeqësuar dhe në vend që mësuesve t’u ofrohen kushte për të arritur në vendin që meritojnë sot ndodhe në pozita të pafavorshme”, tha Basha.

Ndërsa nga ana e tyre mësuesit shprehën pakënaqësitë , për mungesë të vëmendjes të punës së tyre. Mungesa e vizionit është një nga elementët shqetësues, pasi mësuesit përballen edhe me klasat kolektive që është vështirë për t’u administruar dhe për të përçuar dije tek nxënësit.

Një tjetër mësuese trajtoi problemin e autonomisë së universiteteve duke u shprehur se pedagogët  po përdoren si leva dhe se çdo projekt që vjen nga jashtë kanalizohet nga ana e qeverisë.

“Sot shohim një centralizimi nga ana e qeverisë dhe Ministria e Financave për të administruar buxhetet. Sot çdo projekt që vjen nga jashtë kanalizohet nga ana e qeverisë. Pedagogët janë thjesht leva për të treguar që punohet. Largimi i trurit është një tjetër problem emergjent”, u shpreh më tej ajo.

Të fundit

A e ka menduar ndonjëherë t’i futet politikës?/ Linda Rama flet hapur

Në intervistën e saj për "Inside Albania", Linda Rama u ndal tek roli i grave në politikë dhe në...

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

Një zjarr i madh ka përfshirë Parkun Kombëtar të Prespës, me flakët e shfaqura mbi fshatin Pustec. Forcat zjarrfikëse dhe forcat pyjore, bashkë me banorët,...

Luciano Spalletti pas shkarkimit nga Italia: Futbolli më shkatërroi jetën

Ish-trajneri i kombëtares italiane, Luciano Spalletti, ka rrëfyer një anë tjetër të vetes në një intervistë të sinqertë për 'La Repubblica', ku foli për...

Muçaj takohet me Presidentin e CAA/ Shqipëri–SHBA, vizion i përbashkët për rajonin

Ambasadori Genci Muçaj, përfaqësues i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, zhvilloi një takim zyrtar në Washington, D.C., me Ambasadorin Philip Hughes, Presidentin e sapozgjedhur të...

Edhe Kosova nën pushtetin e flakëve, raportohen 29 vatra në tetë orët e fundit

Pas Shqipërisë, edhe Kosova po vuan problematikën e zjarreve që po gllabërojnë hektarë të tërë me pyje e kullota, edhe si pasojë e temperaturave...

Lajme të tjera

Web TV