Rusët sulmojnë konsullatën shqiptare në Ukrainë, Xhaçka: Duhet të mbajnë përgjegjësi

Konsullata shqiptare në Kharkiv ka rënë pre e sulmit rus.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Përmes një mesazhi në Twitter Xhaçka ka dënuar sulmin.

REAGIMI I XHAÇKËS
Shqipëria dënon ashpër agresionin rus që çoi në shkatërrimin e Konsullatës së Nderit të ?? në #Kharkov. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi!
#StopAgresionitRus
#QëndroniMeUkrainë️