Si dhe kur u zbulua ADN-ja?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vitin 1953 James Watson dhe Francis Crick zbuluan strukturën e ADN-së (acidi deoksiribonukleik) dhe mekanizmin e riprodhimit të tij. Por kjo ngjarje është vetëm faza më e bujshme në një serie të gjatë zbulimesh, pa të cilat dy shkencëtarët nuk do të kishin mundur kurrë të ndërmerrnin studimet për të cilat, në vitin 1962, fituan çmimin Nobel.

Fillimisht molekula e ADN-së u vëzhgua brenda qelizës, por struktura e saj nuk dihej.
Në vitin 1944, në përfundim të një sërë studimesh mbi ADN-në e disa mikroorganizmave, studiuesit përfundimisht arritën në përfundimin se ADN-ja është molekula që transmeton informacionin gjenetik nga një organizëm në tjetrin. Merita e Watson dhe Crick ishte zbulimi i strukturës së “spiralës së dyfishtë” të ADN-së: dy fije të gjata molekulash, nukleotide, të mbështjella në një spirale. Megjithatë, u deshën ende vite punë për të interpretuar kodin gjenetik, domethënë për të kuptuar se si organizmi deshifron informacionin për të sintetizuar të gjitha proteinat e nevojshme nga alternimi i thjeshtë i katër molekulave bazë.

Sot njohuritë tona për strukturën e ADN-së njerëzore janë rritur, por nuk janë ende të plota. Shkencëtarët studiojnë vendndodhjen dhe funksionet e njësive individuale të punës të ADN-së, gjeneve (përgjegjëse për transmetimin e tipareve trashëgimore). Implikimet e këtyre studimeve nuk janë thjesht teorike: falë biologjisë molekulare, për shembull, ka qenë e mundur të kuptohet origjina e disa sëmundjeve dhe po zhvillohen strategji të reja për t’i mposhtur ato.

Të fundit

Trajneri serb i Elbasanit parashikon ndeshjen Shqipëro-Serbi: Ata kanë diçka që…

Sa më tepër afrohet data e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, aq më shumë përflitet kjo përballje që për...

“Nicola iku nga dhoma duke qarë”, Victoria Beckham prishi dasmën e djalit të saj Brooklyn

Marrëdhënia midis Victoria e David Beckham dhe djalit të tyre Brooklyn e gruas së tij, Nicola Peltz, po bëhet gjithnjë e më e tensionuar....

Hamasi ka rezerva, Izraeli pranon propozimin e SHBA për armëpushim

Izraeli ka pranuar një armëpushim 60 ditor me Hamasin. Lajmin e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë me anë të zëdhënëses së saj....

Fermeri: Ja si i shpëtova mollët nga ngricat e prillit

Temperaturat nën zero gradë Celsius në qarkun e Korçës gjatë muajit prill dëmtuan shumë fermerë që kultivojnë drufrutorë në atë zonë, shkruan A2 CNN....

Jozi dhe Loredana i japin fund lidhjes?

Pas përfundimit të edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, një nga marrëdhëniet që ngjalli më shumë kureshtje dhe debat ishte ajo mes...

Lajme të tjera

Web TV