“Nga armët bërthamore te…”! Këto janë tri opsionet e fundit të Vladimir Putin për agresionin në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia po vazhdon agresionin e saj në Ukrainë për një javë të dytë, me disa qytete dhe qyteza që vuajnë nga granatimet intensive, plaçkitjet dhe mungesa e furnizimeve kritike.

Megjithatë, sipas asaj që vlerësojnë ekspertët, presidentit rus, Vladimir Putin, nuk i kanë dalë planet ashtu siç e kishte paramenduar.

Kështu, ai është gjendur në një situatë kur ka para vetes pak opsione.

Dhe Dr. Chris Tuck, një ekspert në konflikt dhe siguri nga King’s College në Londër, thotë për Sky News se Putin tani ka tri opsione, pasi dështoi të marrë kontrollin e Ukrainës shpejt.

 

 

1. Përshkallëzimi i veprimeve ushtarake – duke përfshirë përdorimin e mundshëm të armëve kimike ose bërthamore

Dr Tuck thotë se tashmë ka pasur elementë të përshkallëzimit të veprimeve ushtarake të Putinit me përdorimin e tij në rritje të fuqisë së zjarrit – por ai mendon se përdorimi i armëve kimike ose bërthamore “nuk është në plan”.

2. ‘Zgjatja’ me ‘Planin Anaconda’

Dr Tuck thotë se Putin aktualisht po ndjek një strategji “zvarritjeje” duke kryer operacione ushtarake metodike për të rrethuar qendrat kryesore të rezistencës “dhe shpreson që morali ukrainas të bie”.

3. Negocimi i një marrëveshje paqeje

Dr Tuck thotë se një marrëveshje paqeje e negociuar nuk ka gjasa në këtë fazë “sepse Putini e ka lidhur veten aq shumë, në aspektin politik, me suksesin e këtij operacioni”.

Të fundit

Nxehtësi ekstreme në Emiratet e Bashkuara, temperatura deri 51.8 gradë

Emiratet e Bashkuara Arabe po përballen me një rritje të ndjeshme të temperaturave këtë verë, pas pranverës më të...

3 orë përballje me SPAK, Meta: Hetimet janë të fabrikuara

Ish-presidenti Ilir Meta la qelinë e paraburgimit 313 dhe u paraqit mesditën e së hënës në Prokurorinë e Posaçme, ku iu komunikua mbyllja e...

Kush i gjuan penalltite te Real Madrid? Xabi Alonso merr vendimin final

Duke qenë se sezonin e kaluar, Real Madrid humbi një të tretën e penalltive të dhëna, nga 19 në total, duke ndezur një debat...

Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit, Policia e Shtetit bën njoftimin

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me plotësimin e formularit për të gjithë efektivët të cilët...

Stuhia ‘Floris’ godet Britaninë dhe Irlandën, mijëra familje mbeten pa energji elektrike

Britania dhe Irlanda janë goditur këtë të hënë nga një stuhi e fuqishme “Floris” dhe me erërat me shpejtësi që tejkalonin 160 km/orë. Kjo situatë...

Lajme të tjera

Web TV