Protestat e qytetarëve/ Rama del live nga kryeministria: Thonë ‘Rama ik’, por populli në 6 bashki më tha 5 herë të rri

Ndërkohë që qytetarët protestojnë para kryeministrisë, kreu i qeverisë ka dalë live në Facebook.
Sipas kryeministrit Rama protesta e qytetarëve për rritjen e çmimit të naftës në këto kushte është e natyrshme.
“Një protestë që po zhvillohet këtu poshtë, dëgjoj thirrje poshtë komunizmi, Rama ik, të shara me megafon nga individë që flasin në emër të popullit, por nuk kam asnjë problem me këto sepse komunizmi ka rënë ka kohë. Para pak ditësh populli kur foli në 6 bashki tha 5 herë Rama rri.
Nuk jam përkulur kurrë në jetën time për të futur dorën në xhepin e askujt. Nuk janë problem as ulërimat, sharjet e përqeshjet, problemi themelor është bashkimi tyre te e vërteta dhe faktet. Problemi themelor në situata të tilla është bashkimi, i kam ndjekur reagimet e komentet tuaja në Facebook. Çmimi i naftës rritet duke ngritur natyrshëm valën e shqetësimit”, tha Rama.