Protestat për çmimin e naftës, Rama: Kemi planin gati brenda 48 orësh për zgjidhjen e problemit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama tha se me akt normativ do të ngrohet bordi për administrimin e naftës për të ndalur abuzimet.

“Shteti nuk vendos dot çmime dhe nuk vendos dot dorë në një ekonomi të lirë në treg. Pardje thashë që brenda javës do të kemi skenar për këtë situatë nga një luftë që nuk e ka nisur Shqipëria dhe nuk e di askush sesa mund të zgjasë. Të thuash lufta nuk ka lidhje me rritjen e çmimeve. Prej muajsh, ishte nisur një valë rritjesh inflacioni. Disa ktu thonë se nuk duhet ta çoja unë Shqipërinë në luftë, prandaj duhet ti dal unë përballë çmimeve. Rritja e çmimit të energjisë, naftës dhe gazit, nuk vjen nga sanksionet Rusisë, por vjen të gjitha vendet. Edhe në Serbi njësoj po rriten çmimet, edhe pse ka vendosur sanksione. Rritja është si pasojë e kësaj luftë. Si mendoni, nëse do të ishte kaq e thjeshtë, a do kishim pritur të na e tregonin në Facebook a do kishim pritur.

A do prisnim të na e sugjeronin nga FB apo tribunat. Njerëzit që si bien lapsit kurrë, nuk do e kishim pritur do e kishim bërë por nuk funksionon kështu. Ne e hoqëm tvsh mbi bukën, rezultati asnjë ulje çmimi. Sepse nuk kemi ndërhjyrje në tregun e lirë. Në javët më të rënda të pandemisë apo të tërmetit, siç i dolëm në mbrojte ktij vëndi atëher, do dalim përsëri në këtë situatë të jashtëzakonshme. Kur them është një situatë e provokuar nga lufta nuk do të rrimë duarkryq, por ama duhen disa orë për t’i vënë gjërat bashke. Nesër mos të themi dolëm komplet zbuluar se i harxhuam fishekët menjëherë. Brenda 48 orësh do t’ju themi cfarë do bëjmë si do ta bëjmë për këtë problematikë shumë të nxehtë. Kusht thotë që jemi në botë tjetër, flet përçart. Unë nuk fle, edhe kur të gjithë ata na japin recetat e gatshme flenë. Për shkak të detyrës, un njoh aq shumë familje sa askush.”, tha Rama.

Lexo edhe :  Rama takim me ministrat në Cërrik! Në fokus sfidat në sektorin e Bujqësisë

Rama bëri një koment edhe për ata që sugjerojnë të përdorim naftën që prodhohet në Shqipëri.

“Kam ndjekur me vëmendje komentet për çmimin e naftës që ka rritur shqetësimin. Problemi është tek rëndësia e bashkimit. Shumica bëjnë ironi , jo po ku do bashkohemi, më thonë je në rehatinë tënde. E para nëse do të isha rehat nuk do të isha në këtë detyrë, jam njeriu i fundit në Shqipëri që pres me shqetësim rritjen e çmimeve. Bashkimi i vërteta dhe fakteve. Nuk kemi mundësi as për energjinë as për naftën për të përballuar tregun. Nafta jonë është naftë e rëndë që shitet për bitium. Nëse nafta jonë do të hedhim në makinat tona por do ti conim në skrap sepse nuk punon makina me këtë naftë.”, tha kryeministri.

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV