Bardhi: Basha dhe Berisha duhet të tërhiqen, të dy janë një problem për PD-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i partisë Demokratike Gazment Bardhi tha se Basha dhe Berisha duhet të tërhiqen, pasi të dy janë kthyer në një problem për PD-në.

‘Kam gjykuar se situata e rëndë në të cilën ndodhet PD kërkon zgjidhje dhe zgjidhja duhet të vijë nëpërmjet bashkimit. I kam kërkuar që të tërhiqet së bashki me shkaktarin tjetër, Berishën. Një rrugë do të ishte për të gjetur bashkimin e demokratëve. I kam kërkuar dorëheqjen. Duhet të gjejmë një zgjidhje përtej dy individëve që e kanë shkaktuar këtë problem. Sado ka një problematikë të shkaktuar nga dy individë duhet të dy të tërhiqen. Vetëm të bashkuar mund të fitojmë, nëse vijojmë luftën të përçarë do jetë e pamundur që të jemi fitues. U shpreh i gatshëm për të bërë hap pas dhe për tu bërë pjesë e zgjidhjes.  Interesi i PD-së duhet të prevalojë mbi interesin personal. Sa kohë ka një krizë në PD të shkaktuar nga një vendimarrje e Bashës mbi fatin e Berishës, të dy janë kthyer në problem.’– tha Bardhi.

Të fundit

Berisha tregon kur do largohet nga politika: Beteja fillon pas këtyre zgjedhjeve!

Ish kryeministri dhe kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se misioni i tij politik do të përfundojë atëherë kur...

“Filloi të më dhunonte”/ Big Mama rrëfen historinë e dashurisë: Më kishte rënë në kokë

Konkurrentja e Ferma VIP, Big Mama ka befasuar ndjekësit teksa ka rrëfyer një histori dashurie të saj e cila nuk ka përfunduar mirë. Teksa ka...

“Duam të marrim mandatin e Alimehmetit”/ Belind Këlliçi tregon rrugën që do të ndiqet

Drejtuesi politik për Tiranën, Belind Këlliçi zbuloi se PD do ta ankimojë vendimin e KQZ për kryeqytetin dhe do të kërkojë rishikimin e votave...

Fëmija 2 vjeç bie nga kati i tretë i një hoteli në Rinas

Në kryeqytet vijojnë ngjarjet e rënduara që shqetësojnë qytetarët dhe autoritetet. Një fëmijë i moshës 2 vjeç, shtetas holandez, ka rënë aksidentalisht nga kati...

“Banditizmi elektoral, “treni bullgar”/ Meta: Regjimi i krimit shkatërroi zgjedhjet

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e 11 majit, ku ka përmendur atë që e cilësoi dje Berisha si 'trenin bullgar'. Berisha...

Lajme të tjera

Web TV