E rëndë/ Burri vret gruan shqiptare në Zvicër, krimi në prani të fëmijëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 32-vjeçare shqiptare nga Kosova është gjetur e vrarë nga policia e Zvicrës në Rapperswil-Jona SG! Herët në mëngjesin e së shtunës në orën 03.20, një shqiptar (35-vjeçar), nga Kosova, ka raportuar në qendrën e thirrjeve të urgjencës kantonale të St. Gallen në Zvicër se sapo kishte lënduar rëndë gruan e tij.

Patrulla e policisë ka gjetur dhe ka arrestuar burrin. Gruaja (35-vjeçare), u gjet e vdekur kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes.

Ecurinë e saktë të ngjarjes dhe motivin po e sqaron policia e kantonit St. Gallen, nën drejtimin e prokurorisë publike të kantonit.

Në momentin e krimit në banesë ndodheshin edhe tre fëmijë, që jetonin në të njëjtën familje.

Mbetet objekt i sqarimeve, nëse fëmijët kanë vënë re diçka nga krimi. Fëmijët nuk kanë pësuar lëndime dhe po përkujdeseshin nga familjarët.

Ndërkohë, banorët e ndërtesës ku ndodhi krimi janë të shokuar. “Këtu jetojnë kaq shumë familje me fëmijë. Nuk do ta kisha menduar kurrë që diçka e tillë mund të ndodhte këtu”, thotë një banore. “Është një tronditje e vërtetë për të gjithë ne”, shton ajo.

Policia nuk ka dhënë asnjë informacion për armën e përdorur. Një armë zjarri nuk ishte e përfshirë, tha një zëdhënës i policisë kur u pyet nga Keystone-SDA.

Në vendin e ngjarjes janë patrulla dhe specialistë të policisë së kantonit, shërbimi i shpëtimit me mjekun e urgjencës, instituti i mjekësisë ligjore dhe prokuroria publike e kantonit St. Gallen

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV