Pasi Britania e Madhe i ngriu pasurinë Abramovich-it, zbulohet e dashura e tij ukrainase (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë më parë, pronari i Chelsea-s, Roman Abramovich, është sanksionuar nga qeveria e Britanisë së Madhe, si pjesë e përgjigjes së saj ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Ai është një nga shtatë oligarkët që u godit me sanksione të reja, duke përfshirë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit.

Por së fundmi, mediat e huaja kanë zbuluar të dashurën e re të manjatit 55-vjeçar. Thuhet se ai është në një romancë me një 25-vjeçare, e cila ka rrënjë familjare ukrainase.

Oligarku i sanksionuar po del fshehurazi me Alexandra Korendyuk, një sipërmarrëse dhe yll televiziv. Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja ruse e rozës, Bozhena Rynska.

E njëjta gazetare ka zbuluar fillimisht se babai i shtatë fëmijëve, do të martohej me bashkëshorten e tij të tretë, Dasha Zhukova, me të cilën ishte martuar nga viti 2008 deri në 2018.

Nga ana tjetër, 25-vjeçarja thuhet se është themeluesja e Institutit të Iniciativave Muzikore, që ndihmon muzikantët e ardhshëm.

“E dashura e re e Roman Abramovish është shumë interesante. Në fillim të vitit filluan thashethemet se zemra e oligarkut ishte fituar nga Alexandra Korendyuk”, është shprehur Rynska.

Të fundit

Pas Alimehmetit, edhe Lisandër Hoxha kërkon rivlerësimin e votave preferenciale

Kandidati i PD në zgjedhjet e 11 majit, Lisandër Hoxha, i është drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankesave...

Deputeti socialist: 83 mandatet e PS janë meritë e Saliut!

Për deputetin socialist Petro Koçi, vota e 11 majit ishte një protestë ndaj Berishës. I ftuar në edicionin ‘Tirana Live’, Koçi tha se në...

Toka dhe shtëpia pa letra, avokati shpjegon hapat: Ja si t’i regjistroni!

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me ligjin 2020. Ai ka sqaruar...

Diagnostikimi i sëmundjes së Alzheimerit vetëm me një analizë gjaku!

FDA ka dhënë dritën jeshile për testin e parë të bazuar në analizën e gjakut për diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit, një teknologji premtuese...

Fshati zviceran “gëlltitet” nga akullnaja/ Pamjet pas katastrofës (VIDEO)

Pamjet e reja befasuese tregojnë momentin kur një fshat zviceran varroset nga një akullnajë e rrëzuar, duke shkatërruar shtëpi me kryebashkiakun që tha se...

Lajme të tjera

Web TV