Studentja merr fjalën në protestë dhe falenderon Ramën: Je i pandalshëm dhe i paprekshëm, ke ndërtuar Shqipërinë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka vijuar sot për të gjashtën ditë radhazi protesta e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara ndërtesës së Kryeministrisë.

Teksa kujtojmë se kjo ka qenë një lëvizje e mënjëhershëm e bashkuar e qytetarëve, kundrejtë rritjes së çmimeve dhe sidomos atij të naftës, protesta deri tani ka dhënë rezultate por jo deri në nivele të kënaqëshme sipas protestuesve.

Sot kanë mbajtur fjalën disa prej qytetarëve të pranishëm me profesione të ndryshme nga jurist, mjek, pensionist por dhe qytetarë të thjesht, mes tyre ka qenë dhe një vajzë e re, studente e quajtur Paola. E reja e ka nisur fjalën e saj me një urim për të gjithë të pranishmit për Ditën e Verës, teksa vijoj më pas duke falenderuar kryeministrin Edi Rama për punën e bërë.

“Ne nuk kërkojmë të ikësh, por të falënderojmë për ngritjen e Shqipërisë që jemi të sigurt që të tjerët nuk do e bënin. Je i pandalshëm dhe i paprekshëm, por situatën duhet ta shohësh në syrin e një artisti që je”, u shpreh protestuesja.

Por sapo protestuesit kanë dëgjuar këtë shprehje prej saj, kanë nxituar t’i ndalin fjalës Paolës , teksa kanë brohoritur dhe e kanë tërhequr duke i marrë gjithashtu dhe mikrofonin.

Të indinjuar qytetarë të ndryshëm janë dëgjuar të thonë: Bravo që e hoqët, bravo

Ndërkohë që më pas një qytetare i është drejtuar të resë: Kush të pruri mi? Edi Rama, të dalçin trutë.

Të fundit

Coman i bashkohet Ronaldos, Bayern ndjek 3 yje për ta zëvendësuar

Kingsley Coman mund të konsiderohet 100% i shitur në Arabinë Saudite. Ylli francez do të transferohet tek Al Nassr,...

Analiza: Serbia, fillimi i fundit apo manovra e radhës?

Në muajin e fundit, në disa qytete të Serbisë, përkrahësit dhe kundërshtarët e pushtetit janë ndarë nga kordone policore, ndërsa përplasjet kanë kaluar nga...

Dosja Çopja-Çela, ‘karteli’ bleu avion për transport droge

Organizata kriminale shqiptare e asaj që konsiderohet si “karteli i parë shqiptar i narkotrafikut” e që drejtohej nga Franc Çopja dhe Ervis Çela rezulton...

Kush janë 5 sulmuesit më të paguar në Angli?

Premier League krenohet me disa nga sulmuesit më të talentuar në futbollin botëror dhe për të siguruar shërbimet e tyre, klubet shpesh paguajnë shuma...

Ofendoi Klopp në videon virale, arbitri merr dënimin nga Federata

David Coote është pezulluar për tetë javë nga Federata Angleze e Futbollit. Ai u ndëshkua zyrtarisht për komente abuzive ndaj trajnerit të Liverpoolit, Jurgen...

Lajme të tjera

Web TV