Horoskopi për ditën e martë, 15 mars 2022

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi
Për të lindurit e kësaj shenje, dita do të përbëhet nga udhëtime të shkurtra, takime miqësore dhe flirtime. Është dita e duhur për të gjithë ata që janë në kërkim të dashurisë. Rekomandohet ta kaloni ditën me të afërmit dhe bashkëshortin/bashkëshorten tuaj.

Demi
Ka gjasa të përballeni me incidente të papritura. Situata të tilla mund t’ju shkaktojnë stres. Në mbrëmje mund të zbuloni një sekret në familje dhe mund të merrni një vendim të rëndësishëm. Jepini mbështetjen e duhur partnerit/partneres suaj.

Binjakët
Shumë Binjakë do të kalojnë një ditë mjaft të këndshme. Në punë nuk do të hasni probleme. Mos u kushtoni vëmendje kolegëve të pakujdesshëm, ose provokimeve të partnerit tuaj. Një ngjarje spontane do t’ju emocionojë pafund dhe do t’ju bëjë të mendoni pozitivisht.

Gaforrja
Mos u përpiqni të gjeni fajtorin pas një problemi që mund të krijohet në punë. Bëni mirë të mbani veten nën kontroll dhe të mendoni me qetësi rreth një zgjidhjeje. Ka gjasa që partneri/partnerja juaj të jetë shqetësuar për shkak të indiferencës suaj.

Luani
Do të jeni mjaft energjikë gjatë kësaj dite. Do të dëshironi të kapni majat në karrierën tuaj. Njëkohësisht do të dëshironi t’i pushtoni zemrën partnerit/partneres suaj dhe të sulmoni konkurrentët. Do të kaloni një mbrëmje mjaft të këndshme nën shoqërinë e miqve tuaj.

Virgjëresha
Për Virgjëreshat, kjo ditë ka shumë të ngjarë të shkojë sipas rutinës së dikujt tjetër. Ka gjasa të përfshiheni në një detyrë në terren ose në një projekt që kërkon me doemos bashkëpunimin e një kolegut tuaj. Mund të përballeni me disa situata të vogla të pakëndshme.

Lexo edhe :  Studimi: Bukuria juaj vjen më shumë nga babai se nga nëna

Peshorja
Mos u mbështetni te një person i caktuar këtë ditë, pasi mund t’ju zhgënjejë në momentin më të papërshtatshëm. Gjithashtu, mund të bëjë një sjellje joprofesionale, çfarë mund ta përkeqësojë edhe më tej situatën. Nuk është dita e duhur për njohje të reja.

Akrepi
Detyra kryesore e Akrepave është gjetja e një stili të ri. Është e rëndësishme që të përcaktoni qëllimin tuaj kryesor në jetë. Eksperimentoni, por mos e teproni, pasi mund t’ju kthehet në një përvojë të sikletshme.

Shigjetari
Do të përjetoni disa momente pozitive gjatë ditës. Do të jeni në qendër të vëmendjes së seksit të kundërt. Do të tentoni për ngritje në detyrë dhe ekziston mundësia që të tentativa juaj të rezultojë e suksesshme.

Bricjapi
Mund bëni disa blerje të rëndësishme dhe të krijoni njohje të dobishme. Bëni kujdes me sjelljen ndaj kujtdo që mund të takoni. Tregohuni të guximshëm dhe provoni gjëra të reja. Ata që dyshojnë tek partneri/partnerja mund ta vënë dashurinë në provë.

Ujori
15 marsi mund të jetë mjaft produktiv. Është e nevojshme që të tregoni takt në bisedat me të afërmit dhe kolegët tuaj. Një prej tyre mund të jetë mbështetja juaj më e madhe për të arritur planin tuaj.

Peshqit
Peshqit mund të mërziten nga monotonia e ditës. Do të jetë një ditë rutinë në punë, por në jetën personale do të përballeni me shqetësime. Mos u bëni pesimist, por përpiquni të mbusheni me energji për të kaluar gjithçka.

Të fundit

Fundi i luftës, fillimi i paqes: Deklarata e Potsdam-it dhe ultimatumi ndaj Japonisë

Në një Evropë të shkatërruar nga lufta dhe në hijen e ende të pashuar të Hiroshimës që ende nuk...

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në tokë, ka shkaktuar reagime dhe...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Lajme të tjera

Web TV