Kush është oligarku që administron paratë e Vladimir Putin? BBC zbulon dokumentin e plotë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roman Abramoviç është në arrati nga sanksionet dhe sot mund të ketë ikur në Moskë, ndërsa jahtet e tij prej 1 miliardë funtesh shkojnë drejt ujërave të sigurta turke, pasi BE vendosi të ndëshkojë pronarin e Çelsit për shkak të Ukrainës dhe ai përballet me një numër gjithnjë e më të paktë parajsash për 12 miliardë funte.

Oligarku miliarder dukej i zbehtë në fytyrë, i lodhur dhe i dobët, teksa dukej se po ikte nga Tel Avivi me avionin e tij privat, dje gjatë drekës, vetëm disa orë pasi Izraeli tha se nuk do të ishte një vend i sigurt për oligarkët që u janë vendosur sanksione.

Pronari i klubit të Çelsit u fotografua në sallën VIP të aeroportit Ben Gurion, duke ngulur sytë në telefonin e tij me një maskë fytyre të tërhequr nën mjekër, pak para se avioni të nisej për në Turqi. Mbrëmë i njëjti avion u nis për në Rusi, duke u ulur në Moskë rreth orës 3 të mëngjesit me orën e Mbretërisë së Bashkuar.

Fluturimet e vendosin Gulfstream-in prej 49 milionë funtesh përtej mundësive të Izraelit dhe Bashkimit Evropian, të cilët dje ranë dakord të sanksionojnë Abramoviçin. Mbrëmë, një dokumentar i “BBC Panorama” e akuzoi atë si ‘njeriu i parave të Putinit’ dhe tha se kishte zbuluar prova të reja rreth marrëveshjeve të supozuara korruptive që e bënë pasurinë e tij gjigande. Një ekspert pretendoi se ai kishte ‘vjedhur miliarda’ nga taksapaguesi rus. Avokatët e tij këmbëngulin se nuk ka asnjë bazë për të pretenduar se ai grumbulloi pasuri përmes kriminalitetit.

BE-ja i ka vendosur sanksione Presidentit Putin dhe disa oligarkëve, sepse ata pretendojnë se paratë e tyre po lyejnë makineritë e luftës së Rusisë. Politico, i cili thotë se ka parë një draft të dokumentit, pretendon se Abramoviç gëzon ‘akses të privilegjuar’ me Vladimir Putinin dhe këto ‘marrëdhënie shumë të mira’ janë në xhepat e tij, në industritë që ofronin ‘një burim të konsiderueshëm të ardhurash’ për Kremlinin, duke ndihmuar Moskën të financojë pushtimin e saj në Ukrainë.

Britania e Madhe e sanksionoi atë javën e kaluar sepse qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dyshoi se Evraz, gjiganti i çelikut që Abramoviç kontrollon, supozohet se e kishte furnizuar me çelik për të prodhuar tanke të ushtrisë së Putinit.

Lexo edhe :  Kanadaja voton sot për kryeministrin e ri! Ja kur pritet të dalin rezultatet e para

Sot superjahti i tij Solaris prej 445 milionë paund po udhëton në një vijë të drejtë për të qëndruar në ujërat ndërkombëtare, pasi u largua dje nga ujërat e Malit të Zi për në Turqi, pasi vendi ballkanik premtoi të pasqyrojë sanksionet e BE-së.

“BBC Panorama”, në një dokumentar të transmetuar mbrëmë, tha se zotëron një dokument që tregonte se autoritetet ruse donin të akuzonin Abramoviçin për mashtrim në vitet 1990. Dosja e zbuluar, e mbajtur nga ligjzbatuesit rusë, pretendonte se qeveria ishte mashtruar nga 2 miliardë paund në një marrëveshje të madhe nafte.

Një dokumentar i ri nga “BBC”, ka pohuar se Roman Abramoviç mashtroi qeverinë ruse për 2 miliardë paund dhe u hetua për mashtrim nga Departamenti i Krimeve Ekonomike të vendit të tij.

Kjo vjen, pasi BBC pretendon se një hetim nga ekipi i saj, ka zbuluar prova të reja rreth marrëveshjeve korruptive pas pasurisë së Abramoviç.

Në një program të transmetuar mbrëmjen e djeshme, “BBC Panorama” foli me një ish-kryeprokuror rus, i cili u tha atyre se ishte duke përgatitur një çështje penale për konfiskimin e kompanisë së naftës Sibneft, pasi një hetim zbuloi një skemë mashtruese pas privatizimit të saj.

Abramoviç pagoi rreth 250 milion dollarë (190 milion £) për kompaninë e naftës, përpara se t’ia shiste qeverisë ruse për 13 miliardë dollarë në vitin 2005.

Avokatët e tij i thanë BBC-së se nuk ka asnjë bazë për të pretenduar se ai ka grumbulluar pasuri shumë të konsiderueshme përmes kriminalitetit.

Por një dokument i marrë nga BBC thotë se qeveria ruse u mashtrua për 2.7 miliardë dollarë në marrëveshjen Sibneft, një pretendim i mbështetur nga një hetim parlamentar rus i vitit 1997, i cili shqyrtonte ngritjen e akuzave për mashtrim nga një grup i krimit të organizuar kundër Abramoviçit.

Sot BE vendosi sanksione të tjera ndaj Abramoviçit, i cili u sanksionua javën e kaluar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për lidhjet e tij me Vladimir Putinin.

Të fundit

Deklaroi se është transgjinore, vajza e Robert De Niros rrëfen sfidat gjatë rritjes

Airyn De Niro, vajza e aktorit të famshëm Robert De Niro dhe aktores Toukie Smith, ka dalë publikisht si...

I dënuar përjetë, GJKKO rrëzon kërkesën e Fran Marashit për të dalë nga regjimi ‘41 bis’

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Fran Marashit, i cili kërkoi të dilte nga regjimi i ashpër “41 biss”, ku mbahet i izoluar...

Berisha nga Kongresi i PPE: Ne do të anëtarësojmë Shqipërinë në BE!

Kryetari i PD, Sali Berisha, i pranishëm prej dy ditësh në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Valencia. Gjatë fjalës së tij, Berisha...

Shtyhet në GJKKO seanca për “Sterilizimin”! Shkak, mungesa e ish-ministrit Ilir Beqaj

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për datën 7 maj seancën për “sterilizimin”, pasi në sallë nuk ishte i pranishëm ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj...

E fundit/ Real Madrid bllokon marrëveshjen e Ancelottit me Kombëtaren e Brazilit

Një ditë më parë, mediat botërore e bënë fakt të kryer arritjen e marrëveshjes ndërmjet Ancelottit dhe Federatës Braziliane, por pikërisht atëherë kur të...

Lajme të tjera

Web TV