Ministrja e Arsimit dënon keqpërdorimin e fëmijëve nëpër protesta: T’i rrisim me vlerat e demokracisë dhe qytetarisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit Evis Kushi duke marrë shkas nga ligjërata e një të miture gjatë njërës prej protestave të këtyre ditëve, ka reaguar ndaj keqpërdorimit të nxënësve apo fëmijëve.

Nuk ka qenë thjesht protesta e vajzës ajo që ka çuar në reagimin e ministres, por fjalët fyese dhe të turpshme që ajo ishte orkestruar që të përdorë, si dhe stimulimi me duartrokitje që i bënin njerëzit fjalëve të saj, por edhe mungesa e një reagimi nga asnjë palë për keqpërdorimin e fëmijëve.

Ministrja cilësoi se nuk është kundër protestave, por keqpërdorimit të nxënësve apo fëmijëve dhe çedukimin e tyre, në kundërshtim me parimet dhe normat bazë të demokracisë dhe qytetarisë.

“Rastësisht pashë në media një vajzë të vogël rreth 10 vjeçe, hipur në podiumin e protestës, që fliste për rritjen e çmimeve dhe nevojën për rritjen e pagave. Madje mbante në duar dhe fliste edhe për planin urban të një zone këtu në Tiranë.

Në një moment të caktuar vajza e vogël, e stimuluar edhe nga duartrokitjet e qytetarëve të ekzaltuar, filloi të shajë me fjalë fyese, madje të turpshme, dhe çuditërisht dhjetëra mikrofona mediash vazhdonin të drejtoheshin me shumë fokus dhe interes ndaj saj.

Dukej qartë që gjithçka ia kishin mësuar përmendësh dhe vajza e vogël i artikulonte fjalët pa kuptuar rëndësinë e tyre dhe as arsyet apo qëllimin e vërtetë të protestës.

Më ka tronditur vërtetë kjo ngjarje, sepse në shkollat tona një armatë e gjerë mësuesish i kushtojnë energji pa fund edukimit të nxënësve apo fëmijëve me gjuhën e respektit, mirëkuptimit dhe komunikimit paqësor me njëri-tjetrin.

Unë nuk jam kundër protestave, nëse ato janë të drejta, paqësore dhe kanë si qëllim një interes të lartë publik. Por unë nuk mund të pranoj keqpërdorimin e nxënësve apo fëmijëve dhe çedukimin e tyre, në kundërshtim me parimet dhe normat bazë të demokracisë dhe qytetarisë.

Lexo edhe :  Vranësira dhe orë me diell, si parashikohet moti për ditën e sotme!

Prandaj unë protestoj kundër atyre prindërve që keqpërdorin, apo lejojnë që fëmijët e tyre të keqpërdoren nga të tjerët në protesta, dhe u bëj thirrje të gjithëve si shoqëri që t’i dënojmë fort dhe të reagojmë ndaj ngjarjeve të tilla.

Prindër të dashur, lërini fëmijët të rriten të qetë në fëmijërinë e tyre e të mësojnë sa më shumë vlera! Ju ftoj të jeni mbështetës edhe për mësuesit e fëmijëve tuaj, duke i përgatitur ata si qytetarë të mirë e të denjë për shoqërinë tonë.”, u shpreh ministrja.

Protestat për rritjet e çmimeve vijojnë prej ditësh në disa qytete të vendit.

Të fundit

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Rikthimi i emigrantëve përballë ikjes/ Pse po mungon frenimi i largimit të “trurit”?

Qeveria shqiptare vijon të hartojë politika dhe programe për rikthimin e emigrantëve në Shqipëri. Prioritet është shpallur rikthimi i diasporës në jetën sociale dhe ekonomike...

Lajme të tjera

Web TV