Batalioni i rrezikshëm Azov, grupi paraushtarak nazist që është pjesë e ushtrisë së Ukrainës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas tre javëve që kur nisi pushtimi rus në Ukrainë, trupat e Vladimir Putin vazhdojnë të përparojnë, duke lënë pas tyre një gjurmë kufomash.

Arsyeja e dhënë nga presidenti rus për të justifikuar luftën ishte “denazifikimi” i vendit fqinj, megjithëse u mor si justifikim nga bota, e vërteta është se brenda ushtrisë ukrainase ka vërtet fraksione të lidhura me ideologjinë e Hitlerit.

Një prej tyre është Batalioni Azov, një nga grupet më të rrezikshme që lufton kundër trupave ruse.

Kjo është një organizatë paraushtarake e armatosur që u integrua në vitin 2014 si një njësi ndërhyrjeje e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës. Ajo ka pothuajse 900 anëtarë në radhët e saj, shumica e të cilëve paraushtarakë, të cilët trajnohen nga oficerë të ushtrisë izraelite.

Është një grup paraushtarak, anëtarët e të cilit nuk ngurrojnë të pranojnë se janë ksenofobë, homofobë dhe nazistë .

Shpenzimet e këtij batalioni mbulohen nga oligarku Igor Kolomoisky , pronar i rrjetit elektrik të Ukrainës, i cili ka edhe pasaportë qipriote dhe izraelite. Azov është i lidhur me organizata të tjera të ekstremit të djathtë dhe nazist në mbarë botën, si Frente Nacional Identitario e Spanjës.

Ata kanë marrë pjesë në masakrën e 2 majit 2014, në sulmin ndaj Shtëpisë së Sindikatave në Odessa dhe sulmet dhe vrasjet që ndodhin në Donbass. Ata janë të njohur për djegien e një personi të gjallë në vitin 2015 dhe për organizimin e disa prej masakrave më të rënda gjatë konfliktit në Ukrainë.

Ata shfaqin me krenari simbolet e tyre, si Wolfsangel, i cili është i ngjashëm me një svastika me një sfond të verdhë. Në Spanjë, ata janë të njohur për marrëdhënien e tyre me ish-futbollistin e Rayo Vallecano dhe Real Betis, Roman Zozulya.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV