Konferenca e përbashkët/ BE i kthen në telenovelë negociatat, Rama: Do anëtarësohemi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borrell ishte dje në Tiranë ku pati një takim me kryeministrin Edi Rama. Ai u shpreh se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave, por ende nuk ka një datë.

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp me përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borrell. Kryeministri Rama është ndalur tek lufta në Ukrainë, integrimit të Shqipërisë në BE dhe ndikimit të luftës Rusi- Ukrainë në Sshqipëri, rritjen e çmimit të naftës dhe të shportës. Teksa u ndal në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama tha se nuk Shqiëria do të hyjë në Bashkimin Europian. “Nuk ka krushk që anulon dasmën me Bashkimin Europian”, u përgjigj kryeministri Edi Rama kur u pyet nga gazetarët, nëse do të kishin ndonjë qasje tjetër ndaj BE-së sa i takon procesit të integrimit. Ai tha se Shqipëria është në një dashni të madhe me Europën dhe se vendi jonë është gati për bisedeimet e anëtarësimit. “Nuk di këtë traditën që anulon dasmën, por po t’i shkoj kësaj dhe ta marr të mirëqenë, këtu s’ka krushk që anulon dasmën se ne jemi në dashni të madhe me Europën dhe forca e dashurisë bën që ne jemi gati për t’u martuar në momentin që Europa do të thotë që jam edhe unë gati. Se flitet për bisedime për anëtarësim, pra bisedime për martesë. Deklaratat e dashurisë i meritojmë se jemi për t’u dashur, por përgatitje për martesë siç kemi bërë nuk do të bëjmë më, se këta jo se nuk duan të martohen, por nuk kanë kohë të martohen kur të jenë gati nuk do ketë festë e fishekzjarrë, por një martesë e pakonsumuar akoma”, tha kryeministri Edi Rama. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borrell, pranoi ngadalësimin jo vetëm në procesin e zgjerimit nga ana e BE-së, por edhe të mbështetjes financiare ndaj vendit tonë gjatë periudhës së pandemisë. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, kur u pyet nëse BE-ja do të jepte mbështetje financiare ndaj vendit tonë për shkak të krizës në Ukrainë ai u përgjigj: “Gjatë pandemisë e mbështetëm Shqipërinë. Në fillim ishim të ngadaltë në mbështetjen tonë. Imagjinoni një plan nga këndvështrimi ekonomik i luftës, ky plan do të përfshijë patjetër Ballkanin Perëndimor, por mos mendoni që do të jetë një plan ekonomik për t’i dhënë përgjigje brenda natës çdo lloj sfide të mundshme. Udhëheqësit po diskutojnë këto çështje dhe ne po hapim kapacitete tona ekonomike e financiare për t’iu përgjigjur kësaj krize që nuk është vetëm për Shqipërinë, por për Brukselin dhe ndërprerjen që ka krijuar lufta në qarqet ekonomike dhe për këtë duhen kapacitete të bankave dhe kapacitete investuese të shteteve anëtare”. I pyetur nëse do të ketë një datë konkrete për konferencën ndërqeveritare me Shqipërinë, duke pasur parasysh vullnetin që BE-ja tregoi ndaj Ukrainës, Borrell tha se Brukseli reagoi kundër pushtimit dhe nuk është e njëjta gjë me Shqipërinë, por pranoi ngadalësimin e këtij procesi për rrethana që nuk kanë të bëjnë me vendet kandidate. “Të thuash që një vend duhet të pushtohet që të bëhet vend kandidat është thjeshtim i realitetit kompleks, ne reaguam kundër pushtimit, mobilizuam popuj, njerëz e sanksione, me Ukrainën kemi marrëveshjen më të fortë të stabilizim asociimit se me çdo vend tjetër. Kemi investuar shumë para në Ukrainë dhe është normale që ndjemë shqetësim. Kjo ka të bëjë me rendin dhe të drejtat e njeriut në të gjithë botën dhe ne paralajmëruam Putinin se do të ndeshej me sanksionet më të forta dhe e mbajtëm premtimin dhe nuk ka të bëjë me shpejtësinë e procesit të zgjerimit me shtetet të tjera, por me situatën e përgjithshme politike në Europë. Është rritur ndërgjegjësimi për shpejtimin e procesit, i cili ishte ngadalësuar për rrethana që nuk kanë të bëjnë me vendet kandidate. Ne do të na duhet të vazhdojmë mbështetjen tonë ndaj Ukrainës. Kjo do të dojë kohën e vet. Ka vende të tjera që kanë pritur dhe kanë përmbushur dhe tashmë ka ardhur koha që këto aktivitetet të funksionojnë si katalizatorë për këto çështje”, tha Borelli.

Të fundit

Të jesh Papë, 12 fakte befasuese që nuk i paskemi ditur!

Vetëm 1 ditë pas Pashkëve, u nda nga kjo jetë Papa Françesku (21 Prill 2025) ose Jorge Mario Bergoglio, si...

“S’jemi në kohën e Saliut”, Hoxha debat me Manjën: Ju nuk duhet të flini natën…

Një debat mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe analistit Artan Hoxha sonte në studion e “Opinion”. Fillimisht për dosjet “stok” në gjykata. Ulsi Manja:...

“Jetoj në pallatin e Enver Hoxhës”- Shehi: Nuk i kam vjedhur asnjë gozhdë këtij shteti!

Dashamir Shehi, i cili në këto zgjedhje garon nën siglën e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” thotë se qëllimi është që ti tregojnë qytetarëve se...

LaCivita ndez debat në Australi! Pretendon se këshilloi kandidatin opozitar, por…

Chris LaCivita, një nga arkitektët e fitores së Donald Trump, i kontraktuar edhe nga Partia Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, pretendon se ka...

Avioni i vogël rrëzohet në Itali, përfundon në depon e një magazine, një i vdekur

Një avion i vogël është rrëzuar në Umbria, ku një prej dy personave në bord ka mbetur i vdekur. Avioni u rrëzua në provincën e...

Lajme të tjera

Web TV