Atletiko mposht Mançesterin, Ronaldo mbetet thatë në Ligën e Kampionëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur u hodh shorti kuotimet se Mançester Junajtit do mund të kalonte Altetikon ishin të mëdha, por fusha e lojës tregoi se spanjollët ishin një ekip që nuk kalohet lehtë, për më shumë që tashmë prej dhjetë vitesh është “abonuar” në këtë kompeticion. Atletiko Madridi eliminoi Mançester Junajtidin me rezultatin 0-1 dhe kualifikohen për në çerekfinale të Champions-it. Por me këtë arritje ata kanë vendosur një rekord. Atletiko Madrid është i pari ekip në historinë e Champions-it që arrin në fazën çerekfinale, por pa fituar asnjë ndeshje në shtëpi. Skuadra e Simeones këtë sezon ka barazuar në shtëpi me Porton dhe Mançester Junajtidin, por dhe ka humbur ndaj Liverpulit dhe Milanit. Jo vetëm kaq, por spanjollët janë i vetmi ekip që ka eliminuar të tre skuadrat angleze që kanë fituar Champions-in. Përkatësisht Çelsin në gjysmëfinale (2013-2014), Liverpulin (2019-2020) dhe Mançester Junajtidin.

Rangnik hedh akuza: Ata ngelën duke u shtrirë

Ralf Rangnik e shpreh gjithë zhgënjimin e tij me taktikat e skuadrës së Simeones për të vonuar lojën sa herë kishte mundësi. “Mendoj se luajtëm një pjesë të parë shumë të mirë, ekzaktësisht mënyrën sesi donim, me shumë energji, por nuk arritëm të shënonim një apo dy gola. Patëm disa momente të mira ku duhet të kishim realizuar, por nuk e bëmë. Pësimi i golit në kundërsulm përpara fundit të pjesës së parë nuk na e bëri jetën më të lehtë”, tha trajneri i Mançester Junajtidit. “Ishte e vështirë në pjesën e dytë, me ndeshjen që ndërpritej gjithnjë. Ishte pothuajse gjithmonë dikush që shtrihej në tokë. Do të përmendja gjithashtu disa vendime befasuese të arbitrimit. Nuk do të thosha se ishin vendimtare, por të paktën ai ra shumë shpesh pre e atyre trukeve për të shpenzuar kohë dhe katër minuta shtesë në fund për mua ishin një shaka”, nënvizoi tekniku gjerman.

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV