Vangjeli: Më erdhi keq kur pashë çfarë i bënte Duma-Bashës në ambientet e Kuvendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në Abc News, tha se situata në PD është mjaft e rëndë.

Ndërsa diskutohej ‘Ultimatumi i Grida Dumës’, Vangjeli tha se i vinte keq se si po trajtohej Basha nga ish-nënkryetarja e tij para Kuvendit.

Sipas tij sot ajo që është më shqetësuese nuk është kryetari i ri, por fati i Partisë Demokratike.

“Ndjeva keqardhje për Bashën kur e pashë si e përdhunonte Grida Duman në oborrin e PD. Ta kishte thënë një vit më përpara. Po mbushim një vit nga prilli, ku vaji i kandilit i zotit Basha ishte fikur dhe vetëm naivët dhe servilët nuk e shihnin. Nuk di ku ta fus këtu zotin Berisha.

Në PD po kërkojnë dëshpërimisht një fitore, kanë gjetur prenë e re, kryetarin e partisë në dispozicion. Këtu nuk ka fitore mes tyre. Janë të gjithë të humbur. Brohoret zonja Duma që deri dje betoheshin për kokën e kryetarit. Ajo që më shqetëson nuk është as fati i kryetarit dhe as ai që do të vijë nesër. Ajo që më shqetëson është fati i PD. Sot kjo parti i ngjan një gruaje që ngrohet e dëshpëruar nga shtrati i të shoqit dhe i thotë ç’ke ti se herën tjetër do të jetë më mirë”, tha Vangjeli.

Të fundit

Thoma Gëllçi ironizon deklaratën e Agron Shehaj: Të mbyllim dhe parlamentin, pse jo

Pas videos së deputetit Agron Shehaj për uljen shpenzimeve në RTSH ka reaguar dhe ish-drejtori Thoma Gëllçi. Në statusin e tij Gëllçi...

​Basha e denoncoi në SPAK për lidhje me krimin/ Reagon ish-prokurori: E ka bërë nga frika

Ish-prokurori Arian Ndoja, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Durrës, ka reaguar pas kallëzimit penal të bërë nga Lulzim Basha në SPAK. Ndoja shprehjet në...

Mundja shqiptare në majë të Evropës, Valiev merr të artën

Mundësi i natyralizuar shqiptar, Chermen Valiev, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Europian të Mundjes, që po...

“Peshkatari” i Durrësit dëmtohet sërish/ Skulptura ikonë, pre e vandalizmit (Video)

Vetëm pak muaj pasi u rikthye në vendin e tij pranë “Sfinksit” në Durrës, skulptura e njohur “Peshkatari” është dëmtuar sërish. Burime zyrtare bëjnë të...

Bido mesazh Berishës: Doktor, në një luftë kundër Shqipërisë, me kë do të jesh? (VIDEO)

Kandidati për deputet në Qarkun e Vlorës Ardit Bido ka reaguar me një status ku i drejtohet ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me raportet e PD-së me...

Lajme të tjera

Web TV