“Sa para i kërkove Gazpromit?”, Berisha i përgjigjet ambasadës ruse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“U habitëm nga fjalët e Sali Berishës se 10 vjet më parë ai refuzoi ryshfetin gjoja të propozuar nga Gazprom për zhvillimin e projekteve energjetike në Shqipëri. Na lind natyrshëm pyetja: sa kërkoi zoti Berisha që as Gazpromi nuk mundi t’i mbledhë dot ato “shuma përrallore”?”.

Ish- kryeministri Sali Berisha i përgjigjet deklaratës së mësipërme të ambasadës ruse, duke i quajtur akuzat provokative “të stilit sovjetik të përfaqësuesve të diktatorit Putin”.

Berisha tregon se kompania ruse e energjetikës, Gazprom, i premtoi ndërtimin e një gazsjellësi Igumenicë-Vlorë me shtrirje deri në Shkodër; investimin prej 4.1 miliardë dollarë në termocentrale të mëdha gazi në Seman, për një projekt gazsjellësi që anashkalonte Shqipërinë.

Njoftim shtypi nga Berisha:

Lidhur me deklaraten time te djeshme per perpjekjet korruptive te Gaspromit prane meje per te sabotuar TAP, ambasada ruse ne Tirane ka reaguar sot duke pyetur: Sa leke kerkoi zoti Berisha qe Gazpromi nuk i mblodhi dot? Lidhur me kete reagim, tipik provokativ te stilit sovjetik te perfaqesuesve te diktatorit Putin, sqaroj publikun sa vijon!

1-Gazprom dhe qeveria ruse bene çfare kishin ne dore dhe perdoren te gjitha linjat korruptive te gazit te tyre per te bllokuar projektin e TAP.

2- Ne javen e pare te gushtit te vitit 2011 nje mik i imi biznesmen i njohur turk me solli

nga presidenti i Gazprom mesazhin qe vijon: “ne rast se une do te hiqja dore nga projekti i TAP-it dhe te mbeshtesja projektin ITGI, i cili anashkalonte Shqiperine dhe kalonte ne trajektoren Turqi- Greqi-Itali dhe qe furnizohej kryesisht me gaz rus por dhe azer pala ruse ofronte:

-ndertimin e nje gazsjellesi Igumenice-Vlore me mundesi shtrirje edhe deri ne Shkoder.

Lexo edhe :  "Rinumërimi, mjeti i Saliut për të bërë pis procesin!" Ndërkohë, Jorida Tabaku po rritet

-Investimin prej 4.1 miliarde dollare ne termocentrale te medha gazi ne Seman.

-Keto do vendoseshin ne nje takim qe do zhvillohej midis meje dhe presidentit te Gaspromit.

Oferta u refuzua prereas per arsye politike nga ana ime. Nuk pranova investimet e Gasprom se besoja, dhe koha me dha te drejte, se ato nuk ishin ne interes te vendit tim.

Ju bete gjithshka qe TAP te mos behej dhe deshtuat! sb

Të fundit

I dha fund armëpushimit? Irani hedh poshtë akuzat e Izraelit

Tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë rikthyer, vetëm pak orë pas shpalljes së një armëpushimi historik të ndërmjetësuar nga...

Planet bërthamore të Iranit: Të ndaluara apo thjesht të ngadalësuara?

Sulmi izraelit në kompleksin e pasurimit bërthamor në Fordow, veprim ky i bërë në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, vjen si përpjekje për të...

Kutitë u hapën, pushime të mbara!

Nga Skënder Minxhozi Ashtu siç pritej saga e hapjes së kutive dëshmoi edhe një herë tjetër, nëse ka qenë nevoja për diçka të tillë, se...

Prezantohet droni më i madh autonom me energji diellore/Fluturon pa pilot deri në 90 ditë

Skydweller Aero po zhvillon një flotë të aeroplanëve më të mëdhenj autonomë në botë, pa pilot dhe me energji diellore, që synojnë të realizojnë...

Ivanka Trump: Në Sazan do të ndërtojmë resortin ideal!

Prestigjiozja “The Guardian”, i ka kushtuar një artikull ishullit shqiptar të Sazanit, pasi këtu do të investohet nga Jared Kushner, ky dhëndri i Presidentit...

Lajme të tjera

Web TV