“Zemër, ke një rrugicë për raste emergjence”/ Ja si i ndihmonte Elsa Lila trafikantët e drogës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Thimi Samarxhiu i “Zona Zero” ka siguruar dosjen e Gjykatës së Romës lidhur me dënimet e dhëna për bandën e trafikut të drogës të shkatërruar në Itali, ku në mesin e tyre ishin disa shqiptarë, përfshi dhe këngëtaren e famshme Elsa Lila.

Të gjithë shqiptarët e përfshirë në bandën e drogës janë: Petrit Bardhi, Arindi Boci, Glend Burhanaj, Elsa Lila, Gjino Lleshaj, Francesk Ndreka dhe Leonard Vacaj.

Në përgjimet e zbuluara nga autoritetet italiane, tregohen edhe bisedat e Elsa Lilës e cila përpiqet të ndihmojë Arind Bocin se si të evitojë kontrollet e policisë.

Lila madje i ofron edhe çelësat e shtëpisë së saj për t’u fshehur, duke qenë se ajo do largohej ca kohë për pushime, duke e përshkruar shtëpinë e saj si të sigurtë dhe se kishte pranë një rrugicë të ngushtë të vjetër, nga ku mund të largohej me shpejtësi në rast emergjence.

"Zemër, ke një rrugicë për raste emergjence"/ Si

Pjesë nga përgjimet

Boci: Dhe i thoja atij idiotit, bëj kujdes, po nuk ma dëgjonte llafin… (flet për Gledin)

Elsa Lila: Kur të iki unë në gusht, do të jap çelësat e shtëpisë time, ke një dhomë, se në dhomën tjetër është Raina.

Boci: Merri merri çelësat se nuk i dua

Elsa: Po duhet të ndërrosh vend

Boci: Ok, po mos e marrë vesh njeri që do jem atje

Elsa: Ke dhe një rrugë aty për rast emergjencë, mund të dalësh pa probleme. Mbaje makinën afër

Në përgjimet e mëtejshme, Elsa Lila i flet Bocit për “pakon e Babagjyshit”, që në mënyrë jodirekte kishte të bënte me një kuti sigurie ku Boci ruante paratë dhe bllokun me llogaritë nga trafiku i drogës.

Elsa: Mos harro, ke dhe pakon e babagjyshit aty poshtë

Boci: Po, po e di

Elsa: E ke te ajo mobilja që e di vetë ti, mbrapa

Boci: Ok

Elsa: Mos harro

Boci: Jo, jo

Elsa: Është makthi im që është gjithmonë aty (dhe qesh)

Boci: Jo zemër jo, çdo gjë shkon mirë, e kemi pastruar shtëpinë, nuk kemi asgjë të jashtëligjshme në asnjë vend

Elsa: Nuk kam frikë nga Shteti, kam nga hajdutët

Boci: Po, ata janë problema

Elsa: Mua s’më vjen askush nga Shteti për të më kontrolluar, më njohin.  Edhe një herë që më vunë gjobë, më thanë mos e paguaj, kështu që në shtëpinë time nuk vinë për kontrolle. O zemër, si mund të arrish të bësh mik ndonjë të Shtetit?

Boci: Si?

Elsa: Se kjo është zgjidhja

Boci: Po dhe po e gjeta, nuk i zë besë

Elsa: E di zemër që nuk i zë besë, por një mik në Shtet të hyn në punë. Si në Shqipëri, se të shpëton, qoftë kushdo nga qeveria. Të duhet një edhe këtu se dhe këtu ka njerëz që blihen./ Gazeta Shqip

Të fundit

Shkrepset e idjotëve që do t’i vënë flakën botës

Leonard Veizi Botën nuk do ta shkatërrojnë as meteorët, as cunamet, as ndonjë supervirus i krijuar në laboratorin e rradhës...

4 shtator 1972: Tre hajdutë vjedhin 18 piktura nga Muzeu i Montrealit

Në orët e para të mëngjesit të 4 shtatorit 1972, tre hajdutë të armatosur dhe të maskuar hynë në Montreal Museum of Fine Arts...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme (Continuation War), pasi ajo pasoi...

Lajme të tjera

Web TV