Miqësoret me Spanjën dhe Gjeorgjinë, Reja publikon listën e lojtarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Kombëtares, Edy Reja, ka shpallur listën me emrat e 26 lojtarëve që do grumbullohen për dy ndeshjet miqësore ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë. Këtë herë tekniku italian ka ftuar disa lojtarë që vijnë për herë të parë në përfaqësuesen kuqezi duke parë formën e mirë që po kalojnë.

Debutuesit këtë herë do të jenë tre duke filluar me portierin Elhan Kastrati, i cili aktivizohet në Serinë B italiane me Çitadelën, mesfushori Kristjan Asllani, që po shkëlqen në Serie A me Empolin dhe mbrojtësin Adrian Bajrami të Benfikës. Mbrojtësi 19-vjeçar ishte grumbulluar fillimisht me ekipin Kombëtar U-21, por pas bisedës mes stafeve teknike u vendos që të kalojë te ekipit Kombëtar A.

Ndërkaq, rikthehet me kuqezinjtë sulmuesi Giacomo Vrioni, i cili po kalon gjithashtu një formë të mirë me klubin në Bundesligën austriake, së bashku me mbrojtësin Ivan Balliu, që ka munguar te kuqezinjtë në takimet e fundit për shkak të probleme fizike.

Shqipëria do të luaj me Spanjën në Barcelonë më 26 mars miqësoren e parë dhe më 29 mars do të presë Gjeorgjinë në “Air Albania” në miqësoren e dytë të këtij muaji.

 

Të fundit

E rëndë/ Nxënësi 16-vjeçar, hidhet nga dritarja e gjimnazit, përfundon në spital

Një ngjarje e rëndë la ndodhur në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër, është hedhur nga dritarja, një nxënës i...

Sa është paguar Chris LaCivita nga PD?! Mediat e huaja zbulojnë shifrën e përafërt

Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës fituese të Donald Trump në SHBA, është përfshirë aktivisht në politikën shqiptare si këshilltar kryesor i opozitës për zgjedhjet...

Dy familje përleshen për pronat, çifti i bashkëshortëve përfundon i plagosur në spital!

Një konflikt me motive pronësie mes dy familjeve në Has përfundon në përleshje fizike dhe me pasojë plagosjen e një çifti bashkëshortësh, që po...

Festa që u kthye në kaos, përmbytet jahti luksoz 4.5 milionë dollarësh

Një fundjavë luksi në Miami u kthye në kaos, kur një jaht Lamborghini i tejmbushur me modele dhe influencerë filloi të fundosej në mes...

36 % më shumë vizitorë në Parkun Arkeologjik Shkodër

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër publikoi statistikat e vizitueshmërisë në Parkun Arkeologjik Shkodër sa i përket muajit prill. Shifrat tregojnë se muaji prill pati...

Lajme të tjera

Web TV