Plator Nesturi: Marketing nga foltorja e protestave tek ato politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas rritjes mjaft të lartë të çmimit të karburanteve dhe produkteve bazë të shportës, pati protesta për një javë rresht, ku në njërën prej tyre masiviteti qytetar ishte i dukshëm. Si i konsideroni këto protesta, vetëm për shkaqe mirëfilltas ekonomike, apo janë një frustrim për keq qeverisjen?

Protestat e organizuara në vijim të disa ditëve në Tiranë motivin e tyre të parë e ka pikërisht mbi shkaqe ekonomike. Lufta në Ukrainë dhe pasojat që sjell në krizën energjitike, shoqeruar dhe me panikun e momenteve të para në tregjet ndërkombëtare, sollën një rritje eksponenciale të çmimeve. Kjo ishte e diktuar së pari nga kriza energjitike, nga ajo për hidrokarburet dhe që do të ndikonte dhe në fushat e tjera të ekonomisë. Në këtë aspect protesta e qytetarëve shpreh pikërisht këtë frikë, se kriza bie së pari në kurriz të tyre si konsumatorë dhe se qeveria duhet të marrë masa për të zbutur këto pasoja. Nga ana tjetër një detyrë themelore e shtetit është që të jetë gardian i interesave qytetare për të mos lejuar abuzimin me çmimet nga bisneset, qoftë nga bisnesi i vogël ashtu dhe ai që kontrolllon apo ka krijuar monopol tregu. Në këtë prizëm protësta është e drejtë e gjithkujt dhe trysnia që ushtron ajo veç shërben për mirë përderisa e nxit qeverinë të operojë më me efektivitet dhe të reagojë sa më shpejt në favor të interesave qytetare. Nëse do të përmbahej vetëm në këto norma, protesta mund të quhet pozitiviste, pasi trysnon për të gjetur zgjidhje sa më optimale. E kundërta ndodh me ato që që duke shfrytëzuar një faktor apo shkak, çojnë tek protesta për protestë dhe ku qëllimet  e saj shkojnë përtej kërkesave që kanë shtyrë qytetarët për të manifestuar në rrugë. Ndaj mund të them, përderisa shoh se nga ana e organizatorëve ka një tendencë që përtej zgjidhjeve, thjesht ta mbajnë të gjallë protestën qytetare, që kjo më tepër tu shërbejë atyre për protagonizëm. Një mundësi marketingu nga ku mund të transferohen më lehtësisht nga foltorja e mitingut në një foltore politike. Në një kohë krize besueshmërie të klasës politike në përgjithësi dhe sidomos në turbullirat që kanë përfshirë opozitën dhe veçanërisht PD-në, protagonizmi i figurave që dalin në kuadër të protestës mund të jetë një mundësi e mirë që nesër të jenë ose një forcë e re opozitare ose imazhi i një opozite të vjetër. Nëse ky është qëllimi i një pjese të organizatorëve, këtu janë në të drejtën e tyre dhe as ia vlen të jemi moralizues ndaj tyre. Fakti që këta organizatorë po përpiqen që për të mbajtur gjallë protestën në rrugë, të përpiqen për të bërë pjesë të kërkesave të tyre dhe çështje përtej objektit fillestar që ish ngritja e çmimit të karburanteve dhe produkteve të shportës, është një element që realisht mund të ndikojë pikërisht në të kundërtën e vet. Një manifestim ka një shkak dhe zakonisht kur del nga objekti i protestës, vështirë të mendohet se qytetari të vijojë të ndjekë një skenar që mund tu interesojë organizatorëve por jo atij në thelb.

Kryeministri reagoi me një paketë sociale, ku më kryesorja ishte mbajtja nën kontroll e çmimit të naftës dhe duke nisur nga muaji në vijim shtresat në nevojë dhe pensionistët do të marrin 3 mijë lekë për përballimin e situatës. A janë këto të mjaftueshme dhe a mund ta ulin “forcën e protestës”?

-Krijimi i komiteteve të mbikëqyrjes ishte një përgjigje direkte nga ana e qeverisë për të përballuar situatën. Po ashtu edhe paketa sociale është një tjetër element që shkon në efektshmërinë e masave. A është e mjaftueshme kaq? Padyshim që jo, pasi dhe kriza e tanishme është shumëplanëshe dhe që nuk dihet se sa do të zgjasë. Në këtë aspekt dhe masat e mëtejshme që duhet të marrë qeveria duhet të jenë në përputhje me kohëzgjatjen që do të ketë, me evidentimin më të qartë të efekteve dhe pasojave që sjell në sektorë të ndryshëm, dhe në përcaktimin në mënyrë të ftohtë të sakrificave që duhet të bëhen oër ta kaluar me sa më pak pasoja këtë situatë. Nuk mendoj dhe as dua të besoj se qeveria mori këto masa dhe i ka larë duart për çka ndodh më tutje. Përkundazi, besoj se se masat do të shtrihen në kohë e për tiu përgjigjur problemeve të ekonomisë dhe qytetarëve në mënyrë kë korente.

Lexo edhe :  Berisha në Këshillin e Europës: Fushata shqiptare ngjitet në skenën diplomatike

Si luajti politikisht Rama pas këtij reagimi? Kujtojmë që ditët e para i cilësoi minorancë, më pas si të turpshme, të nxitura nga foltorja dhe non gratat dhe së fundmi si “protesta që as Kremilini nuk do i organizonte më mirë”.

-Rama së pari po luan si qeveritar sesa si politikan. Kjo dhe për faktin se pesha e opozitës në politikë ka rënë në nivelet më të ulëta historike. Nëse do të kish hall politik, Rama nuk do deklaronte merakun nga një krizë e pritshme ekonomike, porse do të shprehtë të kundërtë. Që shteti është i fortë dhe se qeveria ka marrë masat. Kjo nëse do të ndjente trysninë nga opozita, që shtetësimin do tia quante si panik, dhe që qeveria është e dobët përballë krizës. Këto çështje Rama nuk i ka problem pasi opozita është në hallet e veta dhe i duhet shumë kohë të ringrihet. Madje të duket e çuditshme kur segmente të opozitës që ushqejnë protestën, dalin dhe me thirrjet “Rama ik”. Kjo është një moskoherencë politike, pasi nëse do ti shërbesh sot Ramës, është ti bësh thirrje të largohet. Por çfarë do të sillte kjo? Nëse Rama do ta shfrytëzojë këtë ide dhe e çon vendin në zgjedhje, atëherë do të arrinte të siguronte 90 deputetë ku dihet se në çfarë gjendje të mëshirshme ndodhet sot opozita. Do të ishte autogoli më i rëndë që opozita në këtë kohë të kërkojë që Rama të largohet.

Protestat nuk kanë shënuar asnjë incident duke mos u prekur asnjë xham institucionesh apo dhunë ndaj policisë. A e “trembin” realisht protestat Ramën, kur deri tani kanë “revoltë qytetare” dhe jo organizime politike, të paktën zyrtarisht?

-Beteja që ka Rama sot nuk është me opozitën, por të vijojë të jetë faktori i vetëm ku qytetarët të besojnë qeverisjen e vendit. Ndaj padyshim që kryeministri është i vëmendshëm ndaj çdo lëvizjeje. Dhe kjo nuk ka të bëjë me frikën se kjo përbën rrezik për kabinetin e tij, por si një mënyrë për të lexuar tendencën që ravijëzon të ardhmen. Ca më pak do të jetë i trembur nëse protestës i del koka dhe e merr përsipër opozita si inspiruese dhe si organizatore e saj. Me këtë opozitë, betejat e protestave të së cilës Rama i ka bërë të dështojnë, vështirë të mendohet se qytetari i thjeshtë do ta ndjekë sërish në rrugë. Ka patur aq gjynahe dhe papjekuri saqë kjo opozitë për shumë kohë nuk mund të ngjallë besim.

Të fundit

Zbulimi shokues në pikën më të thellë të detit Jon

Një ekspeditë shkencore në pikën më të thellë të Mesdheut në Detin Jon ka zbuluar një realitet shqetësues: mbetjet...

Thirrja e Trump/ Ndaloni ndërrimin e orës, është shumë e kushtueshme!

Donald Trump ka risjellë propozimin e tij për të bërë të përhershme kohën e kursimit të ditës, duke sugjeruar që të shtohet një orë...

Skandal në Itali/ 12 futbollistë të Serisë A, pjesë e skemës së basteve të paligjshme

Futbollin italian është përfshirë në një skandal të madh pas një hetimi të thelluar të Prokurorisë së Milanos, që ka zbuluar një rrjet të...

Dyfishohen të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara, 50 mln lekë për 3 muaj

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka raportuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave për 3-mujorin e parë të vitit...

Në qershor nis zbatimi/Shqipëria firmos në Romë marrëveshjen administrative për pensionet

Nga muaji qershor i këtij viti do të nis zbatimi i marrëveshjes për pensionet me Italinë. Shqipëria dhe Italia kanë firmosur së fundmi marrëveshjen administrative që i hap...

Lajme të tjera

Web TV