Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, efektivët e policisë krijojnë kordon

Qytetarët po marshojnë nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë. Ndërkohë efektivët e policisë kanë krijuar kordon para Kryeministrisë.

Një numër i konsiderueshëm policësh janë të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës kundër rritjes së çmimeve në Tiranë.