“Nuk hynë në luftë Sukthi me Manzën, por dy fuqi të mëdha”, Rama: Kanë çoroditur dynjanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me fermerë për paketën e rezistencës sociale.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se vendi deri tani është përballur me sfida të mëdha, si tërmeti, pandemi dhe tani po vuan pasojat e një lufte mes dy fuqive të mëdha.

Ai gjithashtu theksoi se kostot janë rritur për shkak të krizës.

“Ndërkohë që ne bëjmë planet askush nuk i ka në dorë ngjarjet. Ne përpiqemi që me planet tona të ecim më shpejt, por vjen tërmeti, pandemia dhe sikur të mos mjaftonin këto kemi taksiratin e pasoja që sjell lufta. Edhe Australia vuan pasoja te luftës që nuk ka fare lidhje, por rriten çmimet për shkak se ka luftë në Ukrainë . Nuk ka hyrë në luftë Sukthi me Maznën, por një fuqi e madhe tregtare dhe një nga prodhueset kryesore të drithërave, siç është Ukraina. Janë dy forca, por edhe dy tregje që kanë çoroditur dynjanë. Sot në Shqipëri ka ndalur pjesa më e madhe e investimeve sepse hekur është rritur dyfish, kontratat tona për tunelin e Llogarasë dhe investime të tera janë me çmimin e hekurit tre herë më pak dhe tani na thonë ne nuk mund të vazhdojmë të zbatojmë kontratën që për një forcë madhore ka ndodhur kjo. Tani ça duhet të bëjmë ne , të shtojmë financat apo të presim deri sa të mbarojë kjo. Por shumë njerëz thonë lërini investimet, po kjo është e vështirë sepse duke hequr ato investime nuk ka rritje ekonomike. Ekonominë në një familje e rrit puna, nuk e rrit qëndrimi në shtëpi. Dilni ju shkoni punoni tokën , dalin gratë punojnë shkojnë fëmijët në shkollë dhe kështu vijojnë. Nëse ne nuk fusim nga një anë si do të nxjerrim nga ana tjetër. Ajo që po bëjmë ne asnjë vend nuk e ka bërë. Franca pashë që ka bërë një kompensim por jo të plotë, ne po bëjmë kompensim të plotë me faturën e energjisë. Nga taksat e naftës goditen ata që kanë vetuara, por ata që kanë vetura kanë më shumë lekët, po ashtu goditen ato që marrin autobusin , por për ata do të ndërhyjmë ne.”, tha Rama.

Të fundit

Marrëveshja e pensioneve me Italinë/ Shqiptarët nuk do të humbasin asnjë ditë pune

Nga 1 Qershori do të nisë njohja e pensioneve me Italinë pas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve. Olta Manjani,...

Mbeti jashtë Kuvendit për pak vota/ Reagon Blerina Gjylameti

Kandidatja Blerina Gjylameti, ka reaguar me një mesazh falënderues dhe reflektues përmes një postimi në rrjetet sociale. Në mesazhin e saj në Facebook, Gjylameti...

Skandali trondit qeverinë e Macron/ Nestlé France akuzohet për falsifikim të ujit mineral

Pallati Presidencial francez dhe Emmanuel Macron janë në qendër të një skandali të rëndë politik dhe të konsumatorëve, pasi zbulohet se Nestlé Waters, kompania...

PD në zgjedhje, si dyqani politik i Berishës! Në 2021 mori 3600 vota në listë të mbyllur!

Analisti Denis Dyrnjaja ishte i ftuar ditën e sotme në Report Tv në një intervistë me Nertil Agalliun, ku tha se humbja e Partisë Demokratike në...

Krimet zgjedhore/ Dumani, Çela dhe Celibashi takohen me ambasadorët e huaj në vend

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, i SPAK Altin Dumani dhe i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela kanë zhvilluar këtë të martë një takim në ambasadën e...

Lajme të tjera

Web TV