Koka e bandës “Hijet e Natës”/ Vetëvritet i riu në Tiranë, ishte autor për grabitjen e biznesmenit Nazmi Çangu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U gjet i pajetë nga familjarët në banesën e tij, 37-vjeçari rezultoi të ishte Saimir Kuçi.

Ai ishte pjesë e grupit të grabitjeve “Hijet e Natës”. Kuçi u arrestua në muajin Nëntor 2021, nga prokuroria e Krujës si person i dyshuar në grabitjen dhe torturimin brenda në banesë të Nazmi Çangut, në fshatin Nikël të Fushë-Krujës.

Prej datës 10 dhjetorit të vitit të kaluar, 37-vjeçari qëndronte në banesë, pasi gjykata e Apelit në Tiranë, urdhëroi lirimin e tij nga burgu, duke caktuar masën ‘arrest shtëpie’.

Skema e grabitjeve ishte thuasje e njëjtë me atë të Çangut. “Maskat” lëviznin në orët e vona të natës të armatosur, përdornin automjete të vjedhura dhe të marra me qira duke u ndihmuar dhe nga persona të tjerë. Të veshur si efektivë policie ata merrnin paratë e viktimave të tyre nën kërcënimin e armëve. Por duket se kanë qenë gjithmonë të kujdesshëm pasi gjatë gjithë karrierës së tyre nuk kanë lënë pas asnjë viktimë.

Saimir Kuci ishte anëtar i grupit ‘Hijet e Natës’, të cilët vodhën ambasadën daneze. Bashkë me Elton Likën, Kuçi konsiderohej si drejtuesit e një grupi kriminal që kryente grabitjen e bizneseve, madje kishte hyrë edhe në banesën e një biznesmeni në zonën e Kamzës por edhe objekte të rëndësisë së lartë. Edhe pse ishin 8 persona anëtarë, dy drejtuesit e grupit ishin Elton Lika dhe Saimir Kuçi qëndronin më të tërhequr.

Ata ishin ideatorët e çdo plani për të grabitur biznese si supermarkete, shoqëri imobilare dhe zyra të shoqërive të ndërtimit dhe ishin shumë të organizuar. Por kurrë nuk takoheshin me të tjerët në publik. Gjithmonë takoheshin dy e nga dy për të mos rënë në sy.

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV