Lufta në Ukrainë/ Vëllezërit Klitscho lajmin e mirë: Ky qytet shpëtoi nga ‘kthetrat’ e rusëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pothuajse i gjithë qyteti i Irpin, i cili ka parë luftime të ashpra javët e fundit, është në duart e Ukrainës, tha kryebashkiaku i Kievit.

Në filim të marsit, mijëra banorë u larguan nga Irpin, i cili është vetëm 20 km (12 milje) në veri-perëndim të Kievit, përmes një ure të mbetur në gjysmë pasi ishte hedhur në erë, ndërsa artileria ruse dhe sulmet ajrore goditën zonën.

Vitali Klitschko u tha gazetarëve se forcat ukrainase kishin zmbrapsur trupat atje dhe gjithashtu në qytetin Makariv, në perëndim të Kievit. Ai tha se forcat ukrainase kishin “shkatërruar planin për të bërë një rrethim rreth Kievit”.

Ish-boksieri tha gjithashtu se kishte sulme që po ndodhnin në veri dhe lindje të qytetit. Kur u pyet nga Lyse Doucet i BBC-së për shpërthimet që dukej se po i afroheshin qendrës së qytetit, ai tha: “Ata nuk do të vijnë kurrë në Kiev”.

Ai hodhi poshtë si “propagandë” pretendimet ruse se një qendër tregtare e bombarduar të hënën në fillim të kësaj jave po përdorej si një dyqan armësh.

Siç kemi raportuar, trupat ukrainase kanë kundërsulmuar forcat ruse në disa zona të vendit, duke përfshirë qytetin e vogël jugor të Voznesensk, ku forcat ruse u zmbrapsën dhe një kolonë e blinduar u shkatërrua, dhe në Kherson, afër Krimesë.

Të fundit

Itali, dhjetë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor

Numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali që nga fillimi i vitit u rrit në...

Vëzhgim: Autostradat pa destinacione të shqiptarëve

Nga Leonard Veizi Në fundjavë, njeriu kërkon të gjejë ca orë prehje. Ndaj niset për të kapur, o ndonjë majë mali, ose ndonjë buzë përroi....

Fruti antioksidues i verës që i bën mirë zemrës dhe përmirëson gjumin

Një nga frutat më të shijshme të verës, qershitë  kanë veti që i bëjnë ato thelbësore në dietën tonë. Ato zvogëlojnë inflamacionin, përmirësojnë gjumin, rrisin...

Emma Tucker, kryeredaktorja e Wall Street Journal që e bëri Trumpin të dridhej?

Nga Monica Ricci Sargentini, Corriere della Sera Në krye të gazetës që nga viti 2022, ajo imponoi një modernizim që shkaktoi një revoltë midis gazetarëve....

Paradoksi i reagimit opozitar kundër projekt Kodit të ri Penal

Nga Mero Baze Vitin e kaluar, kur shumica në pushtet propozoi ngritjen e Komisionit të posaçëm “anti-korrupsion”, i njohur si “Komisioni Xhafa”, gjithë kritikat e...

Lajme të tjera

Web TV