Ndarja nga jeta e ish-Sekretares së Shtetit, Berisha: Mbeti deri në fund të jetës një avokate e shkëlqyer e Kosovës

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Sekretares së Shtetit Madeleine Albright.

Në një reagim në Facebook Berisha, shprehet se Albright ishte një mike e shquar e kombit shqiptar.

Statusi:

Nderim dhe mirenjohje per miken e shquar te kombit tone, Madeleine Albright!

 

Te dashur miq, ish Sekretaria e Shtetit Madeleine Albright mbylli syte pergjithmone.

 

Zonja Albright ishte nje mike e shquar e kombit shqiptar. Ajo vizitoi disa here Shqiperine dhe Kosoven. Une kam patur rastin qe ta pres ate ne Tirane si ambasadore e SHBA ne OKB. Ne krye te diplomacise se SHBA Sekretaria e Shtetit Madeleine Albright u be promotore e fuqishme e angazhimit te diplomacise boterore dhe fuqive ushtarake te Aleances se Atllantikut te Veriut per çlirimin e dy milione shqiptareve ne Kosove. Ajo mbeti deri ne fund te jetes nje avokate e shkelqyer e Kosoves.

Me kete rast duke u perulur me nderimin me te madh dhe mirenjohjen me te thelle para kujtimit te ndritur te Sekretares Albright i lutem Zotit qe shpirti i saj i mire te gjeje paqen e metituar. Amin!

Berisha