Ministri serb kërcënon: Hapi i parë drejt luftës Serbi-Kosovë/ Vuçiç: Kurti do sulmojë Beogradin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pezullimi i kryetares së gjykatës së Mitrovicës, së serbes  Liljana Stevanoviç është shoqëruar me zemërim nga ana e Serbisë. Për këtë pezullim kanë reaguar presidenti Aleksandar Vuçiç dhe ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

“Me urdhër të Abin Kurtit, Biljana Stefanoviç është hequr nga institucionet e Kosovës si gjykatëse serbe. Përjashtimi i të gjithë komandantëve dhe zyrtarëve serbë të policisë që morën pjesë në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, është përgatitur për mëngjes (e premte)”, reagoi presidenti Vuçiç.

Ai theksoi me këtë veprim Kurti ka vendosur ta sulmojë Serbinë. “Kurti ka shkelur marrëveshjet e Brukselit dhe sipas tij dhe të tjerëve që e mbrojnë atë, marrëveshjet e Brukselit më nuk ekzistojnë. Kurti është ai që dëshiron ta prishë paqen në Kosovë. Me vendime të tilla, ai dëshiron që t’i sulmojë qytetarët serbë aty ku ata jetojnë”, tha Vuçiç

Pezullimi i Stevanoviç vjen pas pjesëmarrjes së saj në takimin e Këshillit Kombëtar të Sigurisë të Serbisë, bashkë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Ndërsa më kërcënues ishte ministri i Mbrojtjes, i njohur si një antishqiptar në qeverinë serbe. Aleksandar Vulin ka folur për mundësinë e një lufte mes Kosovës dhe Serbisë.

Ministri famëkeq serb, i njohur për deklarata të shpeshta të egra e nacionaliste, ka thënë se shkarkimi i gjyqtares serbe në Mitrovicë, është hapi i parë drejt luftës mes dy shteteve.

“Ky është hapi i parë drejt hyrjes së Serbisë në konflikt të armatosur në Kosovës dhe padyshim që kjo po përgatitet nga shqiptarët. Nëse BE, si sponsor i Marrëveshjes së Brukselit, nuk thërret takim në Bruksel për ta ndaluar dhunën kundër serbëve në Kosovë, atëherë themi se sulmi i Kurtit ka ardhur nga koka e tij e helmuar me urrejtje”, ka thënë Vulin, kanë transmetuar mediat serbe.

Lexo edhe :  Seminari ndërkombëtar për Gjuhën mbledh 150 pjesëmarrës nga e gjithë bota

 

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV